E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Nuk eshte koha per ndryshime ne qeverine aktuale

Kreu i grupit parlamentar flet ne Top Story Ka kohe per Presidentin

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi deklaroi dje se politika shqiptare humbi rastin e fundit per te marre muajin e ardhshem statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Duke folur ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel Patozi tha se kjo shprese u shua kur opozita vendosi te mos pranoje te votoje ligjet me tre te pestat e votave te perfshira ne rendin e dites. Por sipas numrit dy te PD-se kjo ngjarje nuk ndikon ne mbarevajtjen e qeverise dhe per pasoje nuk mund te sjelle ndryshime ministrash ne kabinet. Sot ishte rasti i fundit per te pasur nje drite jeshile ne Bruksel per statusin e vendit kandidat. Por kjo nuk mund te sjelle ndryshime ne qeveri pasi refuzimi nuk pritet te vije per fajin tone por te opozites deklaroi Patozi duke shtuar se keto ndryshime mund te ndodhnin ne rast se do te kishte ndonje ngjarje madhore ne qeverisje. Nga ana tjeter ai theksoi se ndonese ne grupin parlamentar te PD-se kishte shume figura potenciale per te qene ministra perseri nje deputet i afte mund ta shpaloste shume mire veten edhe ne jeten parlamentare. Ai e quajti seancen e djeshme parlamentare si treguese se opozita nuk e kishte seriozisht me kursin e saj te ri por thjesht kerkonte te vijonte bojkotin parlamentar. Opozita u kthye ne etapen e dyte te bojkotit. Dyshimet tona u provuan nuk kemi kurs te ri kemi taktike dredharake per te vijuar bojkotin deklaroi Patozi. Per sa i perket zgjedhjes se presidentit te ardhshem ai theksoi se mazhoranca nuk mund ti pergjigjej kerkeses se opozites per ta diskutuar kete ceshtje tani sepse Bamir Topi ishte ende ne detyre. Sipas Patozit mazhoranca nuk perjashtonte asnje skenar per zgjedhjen e presidentit te ardhshem por sipas tij do te kembengulej qe te respektohej Kushtetuta per kete ceshtje te rendesishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›