E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi Te respektohet shteti ligjor

Deklarata

Aleanca Kuq e Zi e njohur ne Shqiperi sa i perket kontestimeve te saj per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare deklaroi dje se nuk mund te behej pale me asnje nga partite politike ne vend te cilat vijonin debatet per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Aleanca deklaroi se si nje levizje civile jopolitike Aleanca Kuq e Zi ka vendosur te mos behet pale me asnje nga aktoret politike per konfliktet e fundit post-zgjedhore. Ne kete kuader AK beri thirrje ne emer te zerit qytetar per ruajtjen e stabilitetit politik ne vend dhe respektimin e se drejtes se votes se lire ne kete proces te tejzgjatur zgjedhor. Aleanca Kuq e Zi po ndjek me shqetesim situaten e krijuar dhe bashkohet me qendrimin e BE dhe SHBA per Shqiperine ne respektim te shtetit ligjor theksohet ne deklarate. Ne kete qendrim AK thekson se kjo levizje ka si qellim te ardhmen integrimin por dhe mbrojtjen e interesave kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›