E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi akuza qeverisë për integrimin

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot qeverinë se po vë interesat personale dhe klanore mbi interesat e vendit. Aleanca Kuq e Zi thekson se mos marrja e statusit kandidat është dhurata që politika i jep vendit në 100 vjetorin e pavarësisë.

“Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë se ky është rasti klasik, ku interesat personale dhe klanore vihen mbi interesat e vendit. Kjo është dhurata, që sulltanët e politikës 22 vjecare i japin vendit në 100 vjetorin e pavarësisë. Refuzimi për tre vite me radhë i statusit të kandidatit është i paprecedentë dhe përgjegjëse për këtë është politika dhe qeveria shqiptare. E gjithë klasa politike dhe mbi të gjtiha Sali Berisha duhet ti kërkojë falje 10 milion shqiptarëve, që e kanë lënë Shqipërinë në fund, në rrugën drejt BE-së, ndonëse erdhi në jetën politike me premtimin se do e bëjë Shqipërinë si e gjithë Europa”,- deklaron Aleanca Kuq e Zi.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›