E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi feste ne sheshin Omonia te Athines

Greqi Dega e grupimit civil gezohet pas vendimit te Gjykates Kushtetuese

Vendimi i Gjykates Kushtetuese shqiptare per shpalljen si antikushtetues te ligjit per gjendjen civile eshte pritur me nota festive dhe entuziazem edhe nga emigrante shqiptare ne Athine. Kete e ben te ditur vete Aleanca e cila ne nje njoftim per shtyp tha se qindra emigrante shqiptare ne Greqi kane festuar ne sheshin qendror te Athines vendimin e Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e dispozitave ne ligjin e gjendjes civile te cilat lejojne ndryshimin dhe falsifikimin e kombesise. Po sipas saj flitet per nje dege te vertete te Aleances Kuqezi ne Athine e cila ka organizuar nje marshim te emigranteve per te festuar per kete fitore te kauzes se tyre. Dega e Aleances Kuqezi ne Athine njofton se qindra atdhetare shqiptare te rinj e te moshuar pas nje feste te organizuar per kete qellim filluan te marshojne ne rruget kryesore te Athines duke kenduar himnin kombetar dhe duke valevitur flamurin kuqezi thuhet ne njoftim i cili sakteson se marshimi ka zgjatur gati nje ore dhe ku nuk ka pasur incidente. Emigrantet jane shprehur te zhgenjyer nga puna e institucioneve shqiptare por kane vleresuar lart vendimin e Gjykates Kushtetuese qe pas marreveshjes se ujerave edhe nje here pezullon nisma te kesaj natyre te qeverise shqiptare. Ky eshte organizimi i pare i Aleances Kuqezi ne Greqi dhe duhet thene se ai perfaqeson nje sfide edhe per partite shqiptare tashme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›