E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Te mblidhet tryeza parlamentare per integrimin

Deklarata Nenkryetari i LSI-se kerkon qe te firmoset marreveshja e shkruar

Levizja Socialiste per Integrim hedh idene e nje marreveshjeje te shkruar apo te nje ligji te posacem per integrimin e vendit i cili do te siguronte angazhimin serioz te paleve ne kete drejtim. Nje nga drejtuesit e saj njeherazi minister i Jashtem Edmond Haxhinasto deklaroi dje se mesazhet ndaj Brukselit do te ishin me serioze nese palet bien dakord dhe zyrtarizojne bashkepunimin mes tyre. Ne vleresojme se ky pakt ne formen e nje marreveshjeje te shkruar politike ose te nje ligji duhet realizuar sa me pare me qellim qe BE dhe partneret tane europiane te marrin nje mesazh te qarte se angazhimi i partive politike ne menyre te vecante i opozites nuk eshte levizje taktike por eshte i vertete dhe jep rezultate konkrete tha Haxhinasto. Praktikisht kjo eshte ftese per marreveshje qe shumica i ben opozites duke kerkuar ne konsensusin e nje takimi apo simbolet e nje dokumenti me shume vlere politike sesa ne fakt disponimi i opozites ne Parlament qe po rezulton i papranueshem per shumicen. Madje Haxhinasto e ka perforcuar edhe me tej kete tendence teksa ka shmangur teresisht komentimin e propozimeve te fundit te opozites per te sugjeruar mbledhjen e tryezes se integrimit qe do te pohonte keshtu se deshtimi i deritanishem eshte vetem pasoje e bojkotit socialist. shte gjithashtu shume e rendesishme te mblidhet sa me pare Tryeza e Integrimit per te adoptuar dhe zbatuar Planin Kombetar per Integrimin Europian qe permban veprimet dhe ligjet qe duhen miratuar ne menyre prioritare. Mesazhet nga BE-ja nga vendet partnere ashtu sic u be e qarte edhe nga dy ministrat e Jashtem Fratini e Lambrinidis pak dite me pare theksojne se nevoja e arritjes se nje pakti per Europen eshte themelore per nje vleresim pozitiv ne opinionin e BE-se per Shqiperine ne tetor te ketij viti tha numri dy i LSI-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›