E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Aleanca Kuq e Zi, kopje e shëmtuar e G 99-ës”

21-09-2012 / Gazeta 55

Flet Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar

Përfaqësuesi i së djathtës tradicionale, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka deklaruar reformat duhen të bëhen për vendin dhe për integrimin. “Për integrimin shpresoj që këto reformat të jenë të fundit në jetën tonë politike, sociale dhe ekonomike. Kjo dozë entuziazmi është një lloj shprese për të qenë europianë për të gjithë faktorët politikë në Shqipëri. Reformat nuk duhet t’i bëjmë për ato (BE) por për ne. Ne kemi nevojë të disiplinohemi politikisht dhe ekonomisht, të gjykohemi mbi bazën e reformave derisa t’ia arrijmë të integrohemi. Një integrim që do të ishte real në fushën ekonomike, sociale dhe drejtësisë” deklaroi Dash Shehi.
Në një prononcim për mediat, kreu i LZHK Shehu ka theksuar për FRD e Topit dhe AKZ-ja e Kreshnik Spahiu prova elektorale do të tregojë sesa vlejnë. “Ne duhet t’i shikojmë deri ku do të shkojnë sepse deri më tani në politikë e vetmja provë janë zgjedhjet. Nuk parashoh ndonjë forcë të madhe. Aleanca Kuq e Zi nuk ka forcë të djathtë dhe nacionalizmi i tyre është i majtë afër komunistëve. AKZ nuk ka ndonjë ide të re të djathtë. Sipas tij AKZ ngjan si G 99 para katër vitesh, në të majtë”, deklaroi Dash Shehi.
I pyetur në lidhje sesi e shikon sjelljen e tanishme të Presidentit Nishani, Dash Shehi ka deklaruar se “Presidenti Nishani i ka të gjithë mundësitë, përtej cilësive të mëdha, për të qenë një president i paanshëm sidomos kur jemi përpara një viti elektoral”.
Ndërsa në lidhje me komponentin financiar të fushatave elektorale, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar ka propozuar që partitë duhet të shpenzojnë më pak nëpër fushata dhe të rikthehemi tek programet më të thjeshta. Sipas tij, për një qytetar të thjeshtë sot nuk ka dallim mes programeve të partive politike të majta dhe të djathta. Përfaqësuesi i së djathtës tradicionale ka bërë një analizë ideologjike të partive të djathta, ku ka veçuar se gjendja e varfërisë ka kushtëzuar politikat e djathta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›