Nishani: Kthim i besimit te drejtësia, sfida më e madhe e presidencës sime
Në daljen publike tek emisioni “Opinion”, pas kthimit nga Brukseli, presidenti Bujar Nishani u deklarua optimist për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërkohë që kujtoi se reforma në drejtësi mbetej kryeaksioni i presidencës së tij. Lidhur me kohën e rotacionit në krye të prokurorisë, ai deklaroi se kushtetuta dhe Ligji për Prokurorinë s’linte vend për ekuivoke
Presidenti i Republikës Bujar Nishani pas vizitës dy ditore në Bruksel ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Kreu i Shtetit ka folur për shumë çështje të aktualitetit në vend (integrimi, drejtësia, KLD, negociatat për kufirin, raportet me politikën) dhe për aspiratat e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Ai ka thënë se është optimist për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë, pas takimeve në selinë me krerët e Bashkimin Europian Herman Van Rompuy dhe Hoze Manuel Barroso. “Unë jam optimist që do të kemi një vendim pozitiv për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kishin një ambient vlerësues dhe konstatimet e tyre ishin shumë reale. Masa e plotësimeve të rekomandimeve ishin sipas përcaktimeve”, deklaroi presidenti Nishani. Sipas tij, “çdo orë dhe çdo ditë deri në shpalljen e raportin e progresit në tetor është tërësisht e mundshme për të arritur marrja e statusit të vendit kandidat. Palët politike në kuvend kanë arritur në një përgjegjshmëri politike për të marrjen e statusit vendit kandidat duke ngritur grupe pune për reformën parlamentare, votimin e reformës zgjedhore dhe kanë votuar kufizimin e imunitetit, çka është provë që tregon konsolidimin e shtetit ligjor. Heq çdo mundësitë për hetime për raste korrupsioni”.
Ndërsa i pyetur rreth agjendës së integrimit të politikës shqiptare, presidenti Nishani ka theksuar se, “Integrim Europian është një proces që është një udhë jo shkurtër plot sfida dhe çdo hap një derë të re, në standardet, që nuk mund të arrihen brenda një dite. Ne kemi pasur një çështje të mospasjes së gjuhës së përbashkët politike. Vendet e rajonit kanë pasur diversion të brendshme por kurrë në politikën e jashtme. Por klasa politike shqiptare ka treguar angazhime racionale ka treguar që është e përgjegjshme. Ndjehem plot besim dhe shpresë që do të vijojë të shfaqe plot përgjegjësi. Nuk ka shtesa apo gurë kilometrikë, por ky është një proces që jetë jo i shkurtër”, theksoi Nishani.
Në lidhje me pyetjen nëse ka koncepte antishqiptare në politikën zyrtare të Brukselit, presidenti Nishani ka deklaruar se, “këto fjalë janë provokuese për vetë shqiptarëve. Unë kam parë në Bruksel një shenjë miqësie të madhe. Si ministër i Brendshëm kam ndjekur çështjen e heqjes së vizave, më parë ne kemi treguar veten për mungesë vullneti edhe pse vendet e tjera ecnin përpara. Por sot shqiptarët sot janë pa viza sepse arritëm të zbatonim standardet e kërkuara dhe kemi respektuar kriteret e lëvizjes”.
Sipas tij, “Shqipëria në NATO ka treguar të sillet si një anëtar i çmuar. Sekretari Rassmusen ka vlerësuar kontributin në çështjet e rajonit dhe për paqen çka tregon një vlerë shumë të madhe të Shqipërisë. Drejtuesit e Brukselit e shikojnë më një atmosfere pozitive dhe mirënjohëse për çka kemi arritur dhe jam shumë optimist për zhvillimet e reja politike”.
I pyetur rreth fund mandatit të përfolur të kryeprokurores së Republikës, Presidenti Nishani ka nënvizuar se kjo është një çështje në tagrin e kreut të Shtetit të zgjedhë prokurorit. “Afërmendsh debatet dhe komentet janë pjesë e politikës dhe opinioneve publike. Presidenti ka të drejtë të flasë sipas Kushtetutës. Në momentin që parashikon Kushtetuta do të çoj emrin në parlament. Do të konsultohem me ekspertë konstitucionalistë dhe këshilltarët e mi ligjorë. Kushtetuta është shumë e qartë, ne, kemi një kuadër ligjor sipas vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka dyzim për këtë gjë. Në çdo rast do të kemi një njeri me profil të lartë dhe me integritet. Presidenti nuk marrë një vendim, por presidenti ka një pritshmëri dhe një ridimensionim shumë të lartë në punën e prokurorisë për luftën e korrupsionit”, u shpreh Nishani.
Në lidhje me ndryshimet në SHISH, ai bëri të ditur se “Presidenti është në krye të shtetit për të krijuar një harmoni të institucioneve kushtetuese sepse kjo është pregorativë e Kushtetutës. Kryeministri ka kërkuar të lirojë një ish-drejtorin dhe të emërojë një drejtor të ri sipas të drejtës kushtetuese. Mandati i Presidentit është të tregojë përgjegjshmëri dhe jam për një ushtrim të profesionit jashtë konfliktualitetit. Unë kam garantuar miqtë tanë ndërkombëtare se drejtori i ri ka aftësi të mira qytetarë dhe profesionale dhe bashkëpunimi do të jetë edhe më i madh”.
Ndërsa në lidhje me debatet për negocimin e kufirin mes Shqipërisë dhe Shqipërisë , Presidenti Nishani ka konfirmuar se nuk ka asnjë iniciativë për negociata për një nisje të tillë. Presidenti është i përfshirë për aq sa e kërkon kushtetuta dhe do të japë.
Ndërkaq kreu i shtetit është ndalur gjerësisht në çështje e sistemit të drejtësia, që sipas tij do të jetë “do të jetë sfida ime në presidencë”.
Për vrasjen e Kryekomisar Adem Tahirajt, Presidenti Nishani ka deklaruar se “akti i vrasjes ishte një akt barbar, i pabesë. Shteti ka reaguar me forcën e ligjit duke respektuar procedurat e nevojshme. Dora ishte e kriminelit, por ky individ nuk kishte gjetur dënimin e duhur më parë në Gjykata për krime të mëparshme dhe ne kemi nisur hetimet. Por shteti nuk duhet të dekurajohet nga këto praktika të paligjshme. Të gjithë analizat e nevojshme do të bëhen nga institucionet dhe do të nxjerrim mësime dhe përgjegjësi. KLD-ja në rastin konkret ka nisur një hetim procedurat dhe shumë shpjet do të referohet. Dëshiroj të garantoj se do të bëhet publike çdo evidentim dhe çdo provë që do të gjejmë sipas përgjegjësive”.
Sipas presidentit Nishani zgjidhja për shëruar drejtësinë është unifikimi i praktikave gjyqësore sipas vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
“Para disa ditësh pata një takim me gjykatësit e Gjykatës së Lartë, të cilëve iu kërkova që të kishte një unifikim për çështjet penale dhe atyre civile. Gjykatësit do të jenë të pavarur, por do të kenë një praktikë të unifikuar gjyqësore për çështjet civile dhe penale, sepse kjo do të shmangë abuzimet dhe korrupsionet në gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit. Por KLD-ja do të ndërhyjë nëse nuk zbatohet praktika e unifikuar nga Gjykata e Lartë”.
Për herë të parë kreu i KLD ka shprehur mendimet se do të shtohet inspektorët për të verifikuar dhe monitoruar vendimet e gjykatave të ndryshme.
“Mendoj se ka ardhur momenti për të shtuar inspektorët që do të monitorojnë gjykatat dhe këtë e kam biseduar së fundmi me nënkryetarin e KLD-së”, deklaroi Nishani.
Për Presidentin transferimet e Gjyqtarëve do të jetë sipas praktikave europiane dhe nuk duhet të shpikim sisteme, “ai duhet të jetë drejt sistemit me pikësim sipas kritereve profesionale çdo do të bëhet në transparencë. Do të kemi një listë me gjyqtarë të mirë dhe gjyqtarë të këqij që do të bëhet publike. Në Europë ka sisteme vlerësimi të detajuara që e dinë se kush do të jetë pas 3 vitesh kryetar i një Gjykate”, theksoi presidenti Nishani.
Në lidhje me moszbatimin e vendimeve të Gjykatave, presidenti i Nishani ka theksuar se përparimi privat është i mirë.
“Zbatimi i vendimeve të Gjykatave nuk është perfekt, por kemi disa hapa drejtë kësaj, për shembull: Gjykata administrative, që shpresoj politika do të votojë. Kjo çështje është formale, është debatuar dhe miratuar, si dhe pritet miratimi i Gjykatës së Lartë që ti hapë rrugën partive parlamentare të ngrejë aktet e tjera”.
Ne kemi një maturi të opinionit politik ka deklarua presidenti Nishani që gjykon drejt.