E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi krijon degën në Bruksel

TIRANE-Aleanca Kuq e Zi ka themeluar degën e saj në Bruksel. Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur sot një tubim në Bruksel me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Belgjikë ne kuader te maratones kuq e zi..
Nën thirrjet “shqiptarët një komb, një e ardhme”, AK theksoi se në Bashkimin Europian vendi duhet integruar kuq e zi pasi shqiperia dhe Kosova mbeten te fundit vende per t'u integruar..
“Në BE do bashkohemi si shqiptarë dhe jo si kosovarë apo si maqedonas, pasi politika më e mirë është shqiptarizmi”.

Aleanca Kuq e Zi publikoi para disa ditesh kalendarin dhe aktivitetet brenda dhe jashtë vendit nën moton “Maratona Kuq e Zi”. Qëllimi i kësaj maratone të Aleancës Kuq e Zi është promovimi dhe mbrojtja e vlerave kombëtare dhe historike kudo ku ka shqiptarë si dhe shndërrimi i AK në lëvizjen më të madhe panshqiptare në historinë shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›