1 Tetori, Dita e të Moshuarve. Berisha: Do shtojmë kujdesin
TIRANE-Personat e moshës së tretë pritet që sot të jenë kryefjala e ditës së sotme në mbarë vendin.
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot Shëpinë e të Moshuarve në Tiranë me rastin e kësaj dite të vecantë ku dhe ka mbajtur një fjalë përshendetëse për pjesmarrësit.
Kreu i qeverisë theksoi se kujdesi ndaj moshës së tretë do të vijojë të rritet dhe se qeveria do të bëjë cmos që kushtet e tyre të përmirësohen.
"Kam ardhur tek ju para 5 vitesh dhe kam bërë një vizitë ku përfaqësuesit tuaj më shtruan problemin se shtëpitë e kujdesit u mbanin atyre 80 përqind të pensionit dhe sot kjo vlerë është përgjysmuar. Në vazhdojmë të tregojmë dashurinë tonë ndaj jush, ne kemi 5 fishuar fondin e ilaceve, nqs 5 vjet më parë subvencionimi i ilaceve ishte 5 miliard, sot është 25 miliard. Këto janë disa hapa të kenë të gjitha kujdeset e merituara në mënyrë që ditën ta keni të këndëshme, javën muajin ta keni sa më të këndshëm dhe të shëndetshëm. Ky kujdes do vijë duke u rritur, duke u shtruar më shumë detyrim ndaj jush për kontributin që e keni dhënë".
Berisha deklaroi se shtëpitë e të moshuarve ose të quajtura ndyrshe azilet, janë zgjidhje që kanë dhe të mirat e tyre. “
Por një gjë dua t’ju them, këtu me njëri-tjetrin jeni më ngrohtë, mos harroni se janë me 100 mijëra familje që fëmijët i kanë në të 4 anët e botës dhe kalojnë jetën pa ta. Por, ju këtu keni njëri-tjetrin, dhe por dita është më e lehtë sesa në një vetmi”.
Kryeministri Sali Berisha premtoi sot, se së shpejti do të fillojë puna për rindërtimin e shtëpisë së të moshuarve në kryeqytet.
Më tej kryeministri përgëzoi dhe punonjësit në këtë shtëpi që sipas tij, po bëjnë një punë të palodhur.
Basha
Transporti publik në Tiranë do të jetë falas për të gjithë pensionistët mbi 65 vjeç, tha sot Kryebashkiaku, Lulzim Basha, në rihapjen e Qendrës Komunitare për të Moshuarit, e cila do të ofrojë shërbim social për qytetarët e moshës së tretë që jetojnë në lagjet e minibashkive nr. 9 dhe 10 të Tiranës.
Kjo qendër, e cila priti në Ditën e të Moshuarve mbi 50 pensionistë, u mbyll tre vite më parë nga administrata e mëparëshme e Bashkisë së Tiranës, e cila bllokoi dhënien e pagave muajore për stafin e saj.
“Vendosa ta rihap këtë qendër edhe pse ende nuk kam kuptuar arsyet e mbylljes. Ju garantoj se kjo qendër do të mbetet përherë e hapur për t'i shërbyer të moshuarve të kësaj zone”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha, duke theksuar se 1 tetori, është datë që përkujton kontributin e ripërtëritjes së shoqërisë nga të moshuarit, do të jetë dita që do të simbolizojë përkushtimin e Bashkisë së Tiranës ndaj moshës së tretë.
Krijimi i qendrave të tilla komunitare për pensionistët, mbetet një nga objektivat parësore të Bashkisë. Kryebashkiaku pohoi se “brenda qershorit të vitit të ardhshëm do të hapim të paktën 5 qendra të tjera në Tiranë”.
Ngritja e qendrave, synon përmirësimin e cilësisë së jetesës së të moshuarëve, nëpërmjet ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve psiko-sociale dhe mjekësore. Këto qendra u ofrojnë të moshuarve ndihmë me paketa ushqimore, aktivitete social-kulturore, kafe falas, shtypin e ditës, etj.
Duke siguruar që kujdesi i Bashkisë së Tiranës nuk do të mungojë, Basha u shpreh se, “e di që problemet e të moshuarëve janë kryesisht ekonomike dhe që Bashkia nuk mund t’i lehtësojë ato as me një qendër as me 5, por biem dakord që nëse themi që kujdesi për moshën e tretë është një prioritet që do t’a vëmë në jetë, ne mund t’a lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme barrën e problemeve, me të cilat përballet mosha e tretë”.
Ai deklaroi se së shpejti do të mbledhë aktorët e transportit publik në Tiranë, për të dekretuar transport publik falas për të gjithë pensionistët mbi 65 vjeç.
“Ne do të punojmë që kujdesi për ju të vijë natyrshëm, i mbështetur tek gjenerimi i të ardhurave ekonomike, të cilat mund të ndodhin vetëm nëse Tirana do të ketë ritmet e duhura të zhvillimit ekonomik”, përfundoi Kryebashkiaku Basha.
Qendra Komunitare për të Moshuarit në Tiranë, një prej 4 qendrave që funksionon në Tiranë është një nga projektet e realizuara në gjithë vendin, në kuadrin e një projekti të përbashkët disavjeçar të emërtuar si "Shpërndarja e Shërbimeve Sociale". Qendra është fryt i bashkëpunimit mes Qeverisë shqiptare (Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta), Bashkisë Tiranë, Bankës Botërore dhe organizatës jofitimprurëse "Gruaja në Zhvillim".
Nga të moshuarit në vështirësi kategoria e të moshuarve të vetmuar, që jetojnë të braktisur, përbëjnë një nga grupet më në nevojë për shërbime. Bashkia e Tiranës ka në prioritetet e saj ofrimin e shërbimeve ditore për këtë grup duke i dhënë mundësinë të moshuarve në nevojë të marrin shërbime të përkujdesit në qendër.
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur tashmë udhëzuesit e praktikës klinike, ndërsa është në përfundim të protokolleve klinike të kujdesit për moshën e tretë. Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Ministria e Shëndetësisë shprehu angazhimin për më shumë kujdes, sensibilitetit, por edhe për të priorituazuar më mirë politikat shëndetësore në drejtim të kujdesit për këtë moshë.
Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se "ka ardhur koha të flasim edhe për shëndetin e moshës së tretë, krahas të tjerave. Pas një pakete të konsoliduar të shërbimit parësor dhe mjekut të familjes, kemi përfunduar udhëzuesit e praktikës klinike dhe jemi në përfundim e sipër të protokolleve klinike të kujdesit për moshën e tretë".
Nga ana tjetër, Reshat Koçi, kryetar i kësaj Shoqatës së Geriatrisë, tha se "shumë pak dihej për geriatrinë para 20 vitesh, madje dhe vetë punonjësit shëndetësorë nuk e njihnin, pasi nuk ishte futur ende në vend". Sipas tij, objektiv për të ardhmen, veç ngritjes së qendrave ditore, është dhe trajnimi i personelit mjekësor në fushën e geriatrisë, të cilën deri tani nuk e kemi.
Përqindja e të moshuarve pritet të rritet në Shqipëri nga 10-12 % që është sot, në pothuaj një të katërtën e popullatës në vitin 2050. Ndërsa zhvillimi i geriatrisë është bërë i domosdoshëm për faktin e zhvillimeve demografike.
Shumica e të moshuarve vuajnë nga një sëmundje kronike, ndërsa një e treta raportojnë më shumë se sëmundje apo problem shëndetësor. Po kështu të moshuarit përdorin pothuajse gjysmën e barnave mjekësore, ose më shumë se trefishin krahasuar me të sëmurët e moshave të tjera. Të moshurit, krahas kësaj, janë më të rrezikuar nga izolimi shoqëror, tërheqja, pamundësia për të ndikuar në shoqëri si dhe mundësia për t’iu nënshtruar abuzimit.
Shoqata Shqiptare e Geriatrisë, së bashku me Rrjetin “Mosha”, kanë marrë një sërë aktivitesh dhe nismash në drejtim të përmirësimit të jetës së të moshuarve në vend, qoftë atë shëndetësor dhe qoftë atë social.
Nderkohe, Ministria e Punës se Shqiperise organizoi të premten me rastin e afrimit të 1 tetorit, ditës ndërkombëtare të moshës së tretë, konferencën kombëtare "Të Moshuarit-Familja, Shoqëria dhe Institucionet e Kujdesit Social".
Ministri i Punës, Spiro Ksera, tha se "në mbështetje të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit janë hartuar edhe dokumenta të tilla si Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale, Strategjia Ndër-sektoriale e Përfshirjes Sociale si dhe më i rëndësishmi Dokument Politik Ndër-sektorial për Moshën e Tretë dhe Plani i Veprimit 2009-2013, i cili synon ndërtimin e instrumentave që mbështesin të moshuarit të ruajnë dinjitetin dhe pavarësinë e tyre, në familje dhe komunitetet, ku jetojnë".
Ministri Ksera shtoi se përfundimi i procesit të decentralizimit ka mundësuar transferimin e shtatë qendrave të shërbimeve rezidenciale dhe ditore ku marrin shërbime të përkujdesit shoqëror 370 të moshuar, çka ka rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve për këtë kategori si dhe cilësisë së monitorimit dhe inspektimit të shërbimeve të ofruar nga institucionet e Përkujdesit Shoqërore, Publik dhe Jo publik nga Shërbimi Social Shtetëror.
Të moshuarit në të gjithë globin do të festojnë sot Ditën Ndërkombëtare të saj.
1 Tetori, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite shtete të ndryshme do zbatojnë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 1 Tetori, Dita e të Moshuarve. Berisha: Do shtojmë kujdesin