Interkonjeksioni?! Do përfundojë kur të largohet MAFIA dhe Saliu
Nga Ben Andoni, JAVA
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është akuzuar këtë javë direkt nga media kosovare, ndërsa në vendin e tij nga Opozita, se prej gati më shumë se një viti ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Ky bllokim përkthehet në monopol të pastër për Serbinë për importin e energjisë në Kosovë, sepse siç dihet, Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka Serbinë. Në fakt, pak muaj më parë, saktësisht në mars të vitit 2011 u hap tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt i cili gjeti nancime nga banka gjermane KFË, dhe ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do ti sillte, jo vetëm Kosovës, por edhe Shqipërisë, pavarësinë nga linjat serbe. Jo vetëm që kjo su bë, por këtë javë e përditshmja Zëri në Kosovë ka zbuluar një lajm të tmerrshëm, sipas të cilit biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazlliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha, duke aluduar hapur për favorizime të Serbisë . Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës, është deklaruar te Zëri. Kuptohet, që lajmi ka ringjallur shumë presion në Shqipëri dhe kryeministri shqiptar e ka mohuar menjëherë dhe bashkë me të edhe zyrtarët e lartë kosovarë. JAVA u përpoq me burimet e saj të lidhej me autoritetet kosovare, menjëherë pas shpalljes së tij, por nuk gjeti aspak mirëkuptim. Gjithsesi, po këtë javë, reagimi i ashpër nga ana e deputetit të PS-së, Braçe, ka treguar pak a shumë skemën e humbjes së shqiptarëve: Të paktën 92% të vlerës dhe 95% të sasisë së përgjithshme të energjisë për KESH-in importohen nga vetëm tri kompani, që të tria serbe. Sesi nuk e shqetëson kjo kryeministrin tonë, aq patriot, që e ka bërë vendin tërësisht të varur nga këta importues, për këtë duhet të japë ai përgjigje. Ndërsa, Ministri i Financave, Ridvan Bode, thotë se ishin demokratët ata që nisën ndërtimin e linjës me Kosovën dhe jo socialistët, që sot akuzojnë. E kemi marrë ne atë energji elektrike, e kemi filluar ne të gjithë procedurën, por në një tender, kur diferenca midis dy ofertave është prej 44% më shumë, çdo shqiptar do të kishte të drejtë të ngrinte një akuzë dhe të pyeste se përse në një tender të fitojë kompania që kërkon 48 milion euro dhe ajo që bën ofertën me 21 milionë euro më pak, deklaroi Ministri Bode. Megjithatë, kjo nuk shpjegon atë që, sipas specialistit të njohur z. Simaku, thuhet se Kur të liberalizohet tregu dhe të largohet MAFIA nga rrjetat evropiane, kur të largohet edhe Saliu, i cili nuk e lejon këtë zhvillim. Kjo duket në shpenzimet për Rrugën e Arbërit, duhej ti paraprinte energjia dhe pastaj rruga, ose paralel.
Z.Simaku! Muaj më parë, kur u njoftua se ishin gjetur fondet për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit në mes të dy vendeve, Shqipëri -Kosovë, dukej se të dy qeveritë respektive i kishin menduar mirë dhe hapat e mëtejshëm. Jemi në vitin 2012 dhe ende nuk është bërë asgjë. Çfarë e pengon aktualisht fillimin e punimeve për të? Mendoj se pengesat janë thjesht pengesa të rajonit që do të thotë pengesa si rezultat i mos lejimit të zhvillimit të zonës sonë dhe kosovare. Së pari, Qenia terminal (fundor i linjave transmetuese) sjell avantazhe për ata që shesin energji Kosovës (sot Kosova është importuese neto e energjisë elektrike). Në rastin e Shqipërisë është EFT që ka blerë thuajse të gjitha rrjetat që furnizojnë vendin tonë, megjithëse ne jemi lidhur me rrjetin 400 kV dhe mund të operojmë të vetëm në treg. Së dyti, Një linjë interkonjeksioni me Kosovën do ta çlironte më tepër tregun mes dy vendeve kështu: do të krijonte një mundësi shkëmbimi mes dy vendeve (hidro ALB. Termo KOS.) dhe do të fuste Kosovën në rrjetin evropian të pavarur nga Serbia. Serbia është vendi që ka dispeçerinë më të zhvilluar në rajon dhe në një farë mënyre komandon flukset për Kosovën dhe Shqipërinë. Serbia dhe shitësit e energjisë nuk e lejojnë këtë zhvillim. Çfarë lehtësie dhe burimi përfitimi ka për ekonominë shqiptare, ndërtimi i kësaj linje? Tregu Hidro Termo është komplementar. Kjo do të thotë se HEC-et mund të punojnë në pik d.m.th. mund të shesin më shtrenjtë, kurse TEC-et (termot) mund të punojnë në bazë d.m.th. gjatë të gjithë kohës dhe nuk mund të punojnë kyç/çkyç, gjë të cilën mund ta bëjnë vetëm hidrocentralet (AL). Ky është avantazhi mes dy vendeve, këmbejnë dhe tregtojnë. Shqipëria mund të blejë me kontrata afatgjatë 3-4 vjeçare dhe jo si sot shumë shtrenjtë kur i jepet mundësia të shpenzojë shumë për blerje (sepse ble në momente të gabuara) dhe pak për eksporte energjie kur ndonjëherë ka teprica. Një linje e tillë ka avantazhe sepse mund të mbulojë këtë politikë win-win. Juve jeni një nga specialistët e njohur lidhur me fushën e energjisë. A mendoni se qëndrojnë akuzat e ditëve të fundit të medias kosovare, sipas të cilës qarqe sllave me qeverinë shqiptare janë të interesuar të vonohet ndërtimi i saj? Mendoj se PO. Ska asnjë arsye se pse nuk zhvillohet kjo linje. Troç nuk duan. Shihni raportet e komunitetit të energjisë dhe angazhimet e Shqipërisë në këto rrjeta. As qendra dispeçer në Tiranë nuk po bëhet dhe as linja. Kjo mban erë korrupsion nga ana e KESH-it dhe KEK-ut. Serbia është e interesuar të kufizojë pavarësinë e sigurisë së furnizimit me këto 2 vende, gjen një shtrat të ngrohtë në Tiranë. Cili përfiton realisht nga të dy vendet prej ndërtimit dhe kush penalizohet nga ana tjetër më shumë nga dy vendet prej mosbërjes së tij? Është situatë win-win. Ne përfitojmë nga përparësia që ka tregu hidro. Kosova mund të zhvillohet në Termo si rajoni me rezervat më të mëdha të karbonit në rajon. Ne mund të investohemi në ndërtimin e Tec-eve në Kosovë, sigurisht me teknologji moderne dhe të përfitojmë çmime të mira në bazën e sistemit tonë energjetik (të blejmë një sasi të domosdoshme në bazën e konsumit dhe të shesim në pik. Dy sistemet tona janë sa të barabarta si përmasa aq edhe komplementare. A mendoni se ka probleme nga ana mjedisore për ndërtimin e interkonjeksionit? Aspak pse linjat nuk ndotin mjedisin. Nga njohuritë tuaja, a kanë dhe vende të tjera të gadishullit probleme të njëjta me interkonjeksionet? Nëse janë: janë më shumë politike apo ko
