E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi pushton kishën e Laçit. Padër Pepushaj firmos peticionin (FOTO)

Padër Pepushaj firmos peticionin

UPDATE- Aleanca Kuq e Zi ka vijuar turin e vet në Shqipëri për të sensibilizuar qytetarët që të kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike. Kësaj here, aktivistët e kësaj lëvizje janë ndaluar në Laç dhe posaçërisht në kishën e njohur të këtij qyteti.

Besimtarët katolikë të ndodhur në kishë, kanë firmosur peticionin e aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi, për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnie dhe feje.

Peticionin e ka firmosur edhe Padër Sokol Pepushaj. Për më tepër, në meshën e të Martës së Shenjtë, ai u ka bërë thirrje besimtarëve të mbështesin nismën e Aleancës Kuq e Zi

Prej javësh aktivistët e kësaj lëvizje kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi në të gjithë Shqipërinë, duke kërkuar nga qeveria që të largohet nga synimi për të regjistruar popullsinë mbi bazën e etnisë. Për këtë arsye, ata kanë formuluar edhe një peticion, i cili deri më tani është firmosur nga mijëra qytetarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›