E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: Nuk ka garanci për zhvillimin e zgjedhjeve

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka thënë se për zgjedhjet e 8 majit nuk ka asnjë garanci se ato nuk do të deformohen. Në një takim të organizuar nga Forumi Civil, Moisiu tha se ekziston mundësia që të përsëriten të njëtat probleme që u panë në zgjedhjet e vitit 2009.

Nga forcat politike nuk po shohim seriozitetin e duhur. Dëgjojmë shumë thënie, por nuk po shohim asgjë të re se, nuk do të përsëriten situatat e shkuara. Nuk e kuptoj optimizmin e disa politikanëve, që thonë se çdo gjë do të shkojë mirë. Asnjë nga kushtet e zgjedhjeve të kaluara nuk ka ndryshuar. Atëherë lind pyetja: ku është garancia?, deklaroi ish presidenti i vendit.

Ai tha se është i shqetësuar thellë mbi faktin se zgjedhjet e 8 majit rrezikojnë seriozisht që mos të jenë cilësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›