E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë qenë kurrë fqinj të mirë

Nga Mirash Martinoviç

Është e vështirë ti shtrosh pyetje një shkrimtari grandioz, çfarë jeni Ju e që ai i cili i shtron pyetjet të mos frikësohet dhe ta qortojë veten për guximin. Është privilegj i madh të marrësh përgjigjet nga Ju, por edhe përgjegjësi për të shtruar pyetje. Arsye dhe motive ka gjithmonë, por në këtë rast janë edhe dy konkrete: është paralajmëruar vizita Juaj në Mal të Zi, ku edhe do të botohet romani Juaj Darka e gabuar.

Propozoj të fillojmë nga mërgimi-dëbimi, që i ka përcjellë shumë shkrimtarë gjatë historisë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme:

1. Dëbimi i Eskilit ka ndodhur në kohën kur në Athinë, demokracia ishte fjala më e shpeshtë, më e përfolur, kurse koha quhej Kohë e Artë e Perikliut. Ja, në kohë të tillë, e dëbojnë poetin më të madh Eskilin, që do të thotë se nuk ka pasur demokraci, pos në fjalë, kurse koha e artë, kur ka mundur të dëbohet poeti i madh, padyshim ka qenë e errët dhe do të mbetet në kujtesë dhe histori me këtë njollë të zezë.

2. Bulgakovi i ka shkruar letër Stalinit, duke i kërkuar që ta lejojë të largohet nga Rusia, së paku madje edhe për një kohë të shkurtër, që nga jashtë ta vështrojë vendin e vet, madhështinë dhe bukurinë e tij dhe kështu ka gjetur inspirim për veprat e tij të ardhshme.

Stalini e këshilloi se më mirë është që ai (Bulgakovi) të mbetej në atdhe. Çfarë është më e mirë për shkrimtarin, gjatë diktaturës, që të jetë në atdhe, apo jashtë tij? Çfarë mund të thoni në bazë të përvojës Suaj?

3. Megjithatë, sikur të mos kishit mbetur në Atdhe, ku nuk kishte liri, shtrohet pyetja se a do të ishin shkruar Pallati i Ëndrrave, dhe veprat e tjera Tuaja. Ai që e ëndërron lirinë, më së miri këndon për të.

4. Si e ndjen veten shkrimtari, i cili e ka shpatën mbi kokë. Si është të shkruash në gjendje të tillë dhe me ndjenjë të tillë?

5. Kur Ernesto Sabato mori në Shqipëri, Çmimin me emrin Tuaj, përjetoi një shqetësim të veçantë, që e përshkruan kështu në librin Para fundit:

Në Tiranë, kam pasur një nga nderimet më prekëse gjatë jetës. Ai popull, që e ka përjetuar tiraninë dhe tek i cili edhe më tej vërehen mbeturinat e diktaturës, fytyrat e plasaritura nga vuajtja dhe bunkerët e errët, që tirani kishte urdhëruar të ndërtohen, më ka pranuar si një mirëbërës, si një mbret, si djalin e dashur. Kishte valle e këngë me rastin e paharruar të ndarjes së shpërblimit. Një poet ma ka dhuruar urnën me dhe që e ka sjellë nga vendlindja e nënës sime. Kurse, një shkrimtar i madh, ma ka treguar notesin që e ka ruajtur të fshehur në burg, ku me shkronja të imta e kishte përshkruar një tekst të Kamysë dhe një timin Të dashur djelmosha të largët nga Abadona. Duke qarë, më ka thënë se për shumë vite që i ka kaluar si i burgosur politik në errësirën e birucës së burgut, çdo ditë i ka lexuar këto faqe, fshehurazi, që të mund të qëndronte. Kam mbetur të dridhem, sepse fjalët e mia i paskëshin ndihmuar atij trimi, njërit nga të shumtët që e banojnë këtë vend. Nuk e di pse, spontanisht, gjithsesi kam dëshirë që në këtë bisedë ta përkujtoj këtë dëshmi rrëqethëse të Sabatos dhe njëkohësisht tju pyes: çfarë mendoni për këtë shkrimtar? Por edhe tju lus ti përmendni shkrimtarët që i lexoni më me dëshirë, më të afërt, më të dashur e më të rëndësishëm për Ju, nga ata botërorë, por edhe nga Ballkani?

6. Jeni pagëzuar me një epitet të veçantë, ju quajnë Homeri ballkanik.

Epiteti më i lartë që mund ta fitojë një shkrimtar. Ju, padyshim se e keni fituar me meritë dhe ky cilësim u shkon natyrshëm Ju dhe veprës Suaj monumentale.

7. Temat për veprat Tuaja i nxirrni nga historia shqiptare, nga mitologjia, folklori, por madje edhe nga viset, siç është Egjipti, por me referenca edhe ndaj aktualitetit. Ishin inspiruese piramidat dhe ndërtimi i tyre, historia greke dhe mitologjia. Keni shkruar librin ese për Eskilin. Pse Eskili?

8. Në Mal të Zi do të botohen i përkthyer në gjuhën malazeze romani Juaj Darka e gabuar, nga Shtëpia Botuese CID. Ka qenë ideja ime tju pyes se me cilin libër keni dëshirë ti prezantoheni lexuesit në Mal të Zi. Keni vendosur të botohet Darka e gabuar. Pse jeni përcaktuar për këtë libër?

9. Është paralajmëruar vizita Juaj në Mal të Zi në gjysmën e dytë të këtij viti. Me sa di, kjo është vizita Juaj e dytë. Keni qenë në këtë shtet edhe disa vite më parë. Si e përjetoni Malin e Zi, popullin malazez, historinë malazeze. Meqë jemi komshi të parë, e ndajmë dhe e kemi ndarë fatin e njëjtë nëpër shekuj. Malazezët dhe shqiptarët kryesisht kanë jetuar në marrëdhënie të mira fqinjësore, me mirëkuptim dhe respektim të plotë.

10. Autori i librit Shembujt e burrërisë dhe të trimërisë, të këtij kodeksi unik moral, Mark Milani, njësoj i ka marrë shembujt e burrërisë, të moralit e të trimërisë dhe i ka përfaqësuar në atë libër, kur janë në pyetje shqiptarët dhe malazezët, pra nga populli malazez dhe shqiptar. Kjo është shenjë se shumë veçanti na bëjnë të ngjashëm, kurse fijet dhe lidhjet na bëjnë të afërt.

11. Me çfarë dëshirash do të vini në Mal të Zi?

12. Shkrimtarët e mëdhenj gjithnjë janë edhe vetëdija e kombit vetanak. Është e natyrshme që Ju, si shkrimtarin më të madh shqiptar, tju pyesim dhe të marrim përgjigjen, komentin rreth zhvillimeve më të reja në Shqipëri.

13. Cili është mesazhi Juaj për kombin shqiptar në këtë çast dhe kohë kritike për të?

Përgjigje 1. E nisëm bisedën me një temë, për të cilën më është bërë vërejtje se e përmend shpesh: antikitetin grek. Por, në këtë rast, besoj se e pranoni që fajtori sjam unë. Natyrisht që demokracia greke, si shumë kujtime të largëta, është sublimuar në përfytyrimin tonë. Megjithatë, e krahasuar me gjithë të tjerat, mbetet më e bukura. Sidomos për ne shkrimtarët.

Është e vërtetë që Eskili ka ikur prej Athinës, madje tepër i zemëruar, por ikja e tij, ashtu si zemërimi i tij, skanë asnjë ngjashmëri me tmerret që iu ndodhën më pas shkrimtarëve, sidomos në shekullin që porsa kaloi.

Më ka qëlluar disa vite më parë të bëj rrugën e internimit të Ovidit, mes përmes Rumanisë, gjer në brigjet e Detit të Zi. Eskili iku vetë, Ovidin e dëbuan nga Roma, pa e lënë të zemërohej, madje pa ia thënë arsyen. Dëbimet e shkrimtarëve, në vend të zbuteshin, sa vinte bëheshin më të pikëlluara. Kur kam qenë në Institutin Gorki në Moskë, kam përjetuar ditë të tëra fushatën kundër Pasternakut. Regjimi sovjetik quhej në atë kohë i zbutur, pas vdekjes së Stalinit. Megjithatë, fushata ishte po aq e egër sa dikur. Policia e fshehtë e kishte marrë vesh nga spiunët se dëbimi ishte lemeria më e madhe për Pasternakun. Dhe e torturuan me atë kërcënim. Ishte aq tmerrues, saqë edhe kur stuhia kaloi, nuk i duroi dot pasojat dhe pas disa muajsh vdiq.

Ka gjasë që Eskili, më shumë se me demokracinë greke, të jetë zemëruar me teatrin antik. Ishte një nga themeluesit dhe, si at i skenës, kishte të drejtë më shumë se çdokush të zemërohej. Por, të zemëroheshe me teatrin në atë kohë ishte sikur të zemëroheshe me gjithë botën. Sepse teatri ishte një botë gati paralele. Ne ende nuk jemi të ndërgjegjshëm se kanë qenë rreth njëmijë tragjedi. Po ti përmbahemi thënies se Nitzsche-s, se tragjedia greke bëri vetëvrasje në rininë e saj, pra në shekullin e saj të parë dhe të fundit, i bie që çdo vit, në stinën teatrale, që vazhdonte disa javë, të shfaqeshin dhjetë premiera tragjedish të reja. Është njëlloj sikur një të shtunë të shfaqej një Promethe i lidhur e të shtunën tjetër një Edip mbret, e kështu m

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›