E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padit lëvizjen Zgjohu për spotet denigruese

Partia Socialiste ka paditur gjatë ditës së sotme lëvizjen Zgjohu, e cila gjatë muajve të fundit ka bërë disa spote publicitare denigruese ndaj opozitës dhe ndaj kreut të saj në veçanti, Edi Rama. Kallëzimi penal është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Taulant Balla.

Vetëm në muajin shkurt kjo lëvizje ka shpenzuar për spote publicitare 500 milion lekë të dyshimta,- tha Balla. Ndër të tjera Balla u shpreh se në reklamat e lëvizjës ‘Zgjohu’, përdoret një gjuhë urrejtje.

Opozita akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin Berisha dhe kandidatin demokrat për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha, si të përfshirë në këtë skandal. Për opozitën, janë pikërisht Berisha dhe Basha ata të cilët qëndrojnë prapa këtyre spoteve të kësaj lëvizjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›