E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ish ministren

Esmeralda Uruçi

TIRANE- Parlamenti mbajti një minutë heshtje në nder të ish ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta pak orë më parë. Me propozim të Pandeli Majkos, në emër të një grupi deputetësh të opozitës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtje.

Ish ministrja Esmeralda Ururçi është një politikane, e cila ka lenë pas një model qetësie. Ka dhënë më shumë se sa ka marrë nga politika-  tha Majko.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dërgoi ngushëllimet të sinqerta familjes dhe të afërmëve.

Uruci, drejtuese e ministrisë së Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, mbeti e plagosur në një aksident rrugor më 17 dhjetor të vitit të kaluar në aksin Tiranë-Durrës. Pas kesaj, shendeti i saj ka ardhur duke u perkeqesuar.

Makina me të cilën udhëtonte ajo së bashku me bashkëshortin e saj u përplas me një automjet tjetër dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe dy bashkëshortët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›