AK marrëveshje me Partinë e Pensionistëve

Krahas të rinjve, AK-ja po mendon të ofrojë edhe pensionistët në radhët e veta dhe me sa duket rruga për këtë duket se është Partia Popullore e Pensionistëve, një parti thuajse e panjohur.
“Aleanca KuqeZi përmes këtij bashkëpunimi merr përsipër që të jetë zëri i moshës së tretë, pra pensionistëve, kësaj kategorie e cila ndër vite nuk ka marrë vëmendjen e duhur, duke e eklipsuar vit pas viti politikat sociale dhe ekonomike për këtë shtresë të shoqërisë sonë. Aleanca KuqeZi merr përsipër përmes këtij bashkëpunimi hartimin e politikave të duhura në mbështetje të pensionistëve të Shqipërisë të cilët arrijnë deri në mbi 700 mijë, pra një numër i konsiderueshëm për të pasur një vëmendje të plotë nga planifikimi dhe vizioni i politikave ndaj tyre”, thuhet në reagim.
Me sa thuhet, kjo nuk do të jetë marrëveshja e parë e këtij grupimi politik, pasi në ditët në vazhdim premtohen një seri marrëveshjesh që me përfaqësues të kategorive të ndryshme të shoqërisë, “duke treguar kështu, aftësitë dhe kapacitetet që Aleanca KuqeZi ka”. /S.Ll/Start/
2012-03-21 12:52