E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi tubim për 568 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

LEZHË- Aleanca Kuq e Zi  është tubuar sot në qytetin e Lezhës në përvjetorin e 568-të të Besëlidhjes së Lezhës.

Aktivistët marshuan në këmbë për disa kilometra, ndërkohë që përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi bënë thirrje që qeveria të anulojë qiradhënien e monumenteve të kulturës.

“Qeveria po shet territore, historinë e kulturë e identitetin. Asnjë vend në botë nuk privatizon kalatë. Pas plazheve dhe parqeve po privatizojnë edhe kështjellat. Stop pazareve me historinë e kulturën shqiptare”,- bëri apel Aleanca Kuq e Zi.

Mbështetës të Aleancës Kuq e Zi u nisën sot drejt Lezhës për të festuar datën e shënuar 2 mars 1444, ngjarje që shënon mbledhjen për herë të parë në një Kuvend të prijësve shqiptarë me qëllim bashkimin e tyre kundër perandorisë osmane që po përparonte në pushtimin e trojeve shqiptare.

Forca të shumta policore tentuan të bllokonin kuq e zinjtë. Aktivistë u tubuan në qendër të qytetit, ndërkohë blutë e Lezhës qëndruan në gatishmëri.

Aleanca Kuq e Zi kishte njoftuar se në orën 13:00 do të zhvillonte një tubim paqesor në qytetin e Lezhës me rastin e përvjetorit të Beslidhjes seë Lezhs, tek sheshi Beselidhja.

Ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar më 28 shkurt refuzimin e lejës për tubim paqësor, të parashikuar më 2 mars, për përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Nëpërmjet një dekarate për mediat Aleanca Kuq e Zi deklaroi se i është drejtuar për leje manifestimi policisë dhe Bashkisë së qytetit të Lezhës, ndërkohë akuzoi kryeministrin Berisha se ka dhënë urdhër që të mos lejohet tubimi i kuq e zinjve.

Qyteti i Lezhës përkujtoi sot Besëlidhjen e 2 marsit 1444. Të pranishëm ishin personalitete të larta të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në ceremoni mungoi Presidenti Topi, përfaqësues nga opozita, ndërsa pritej prezenca e Hashim Thacit, por Kosova u përfaqësua nga zëvendsi i tij, Hajredin Kuci.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›