E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, paralajmëron publikimin e shqiptarëve me dokumente serbe

BEOGRAD- Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës Vesna Mikic ka befasuar opinionin kosovar, pasi ka deklaruar se do publikojë emrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pajisur me pasaporta dhe me letërnjoftime biometrike nga Republika e Serbisë.

Koha Ditore bën me dije se zyrtarja serbe ka paralajmëruar se në listën e përfituesve ka edhe emra të zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë disa deputetë.

Mikic për të ndërmarrë një veprim të tillë është nxitur nga arrestimi i i gjashtë qytetarëve serbë, nën akuzën se e kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës duke u futur në territorin shtetëror si pjesëtarë të MUP-it të Serbisë.

“Nëse kjo është e drejtuar kundër rendit kushtetues, atëherë ju pyes se a është shkelje e rendit kushtetues fakti që një milion shqiptarë të Kosovës kanë pasaporta biometrike dhe letërnjoftime të Republikës së Serbisë. Bile edhe në këtë Kuvend, në mesin tonë, ka zyrtarë të lartë që kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës duke marrë pasaporta”, ka thënë deputetja e Serbisë në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së djeshme.

Deputetja serbe ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për mediat së shpejti, ku do bejë publike të gjitha emrat.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›