E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca KuqeZi proteston para Ministrisë së Arsimit për skandalin e diplomave: Të dorëhiqet Tafaj

Share

Aleanca KuqeZi zhvilloi mesditën e të premtes një protestë me aktivistët e saj përpara Ministrisë së Arsimit duke reaguar për nivelin kritik të universiteteve private pas skandalit të bërë publik nga mediat vendase dhe ato italiane.

Ne jemi sot këtu përpara Ministrisë së Arsimit për ti dhënë shkarkimin e merituar Z.Myqerem Tafaj, nëse ai bën rezistencë ne do të nisim revoltat për dinjitet në të gjitha fakultetet e vendit deri në mosbindje studentore, u shpreh kryetari i Aleancës Rinore KuqeZi, Adriatik Lapaj.

Ky sistem arsimor i ngritur i gjithi mbi korrupsion për 22 vjet, i ka ndërlikuar jetën të rinjve shqiptarë, ndërsa sot për turpin e tyre na nxinë faqen duke fabrikuar diploma false, vijoi kryetari i Aleancës Rinore KuqeZi. Nuk do të ndalemi deri kur ministri i Arsimit, i kapur në flagrancë për paaftësi, të japë dorëheqje. N e shpallim këtë ministri vend krimi, përfundoi Adriatik Lapaj.

Aleanca KuqeZi dhe Aleanca Rinore KuqeZi do të nisin një valë protestash në mbarë vendin me qëllim largimin e ministrit Tafaj dhe rritjen e cilësisë së arsmit publik dhe privat për të rinjtë shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›