E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxirrte krom në Kalimash, vdes minatori

Një person ka mbetur i vdekur në galeritë minerare të Kalimashit në Kukës. Xhevdet Batusha, 42 vjeç, banues po në Kalimash ka vdekur aksidentalisht në një prej minierave të zonës, në tentativë për të nxjerrë mineral kromi në mënyrë private.

Sipas burimeve nga policia e Kukësit shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë shembja e një masivi gurësh duke e zënë poshtë 42-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, ndërsa viktima ka ndërruar jetë direkt pas shembjes së gurëve. Kjo është viktima e tretë e shënuar në galeritë e Kalimashit brenda 3 muajsh, ndërsa para disa javësh 2 të rinj humbën jetën në të njëjtën mënyrë në Pac të Tropojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›