Aleanca Kuqezi, kundër monopolit në transportin ajror dhe detar: I vetmi vend pa kompani fluturimi dhe lundrimi me flamur kombëtar
Aleanca Kuqezi ka ngritur sot shqetësimin për monopolet në transportin ajror dhe detar të qytetarëve shqiptar. Në një tryezë të organizuar mbi çështjet e monopoleve ekonomike në Shqipëri, përmes klientelës politike dhe familjare, ku i është bashkangjitur dhe shoqata e transporteve, Aleanca Kuqezi ka shprehur shqetësimin që nga Shqipëria operon vetëm një kompani e fluturimit ajror, e cila u themelua në kohën që Lulëzm Basha ishte ministër dhe drejtohet nga njerëz të afërt të tij. Po ashtu, Aleanca Kuqezi shprehu shqetësimin se për shkak të këtyre monopoleve nuk ka më linjë fluturimi Tiranë Prishtinë dhe çmimet e biletave janë më të lartta në Evropë. E njëjta situatë shikohet dhe në transportin detar.
Shqipëria, sipas Aleancës Kuqezi, është i vetmi vend që nuk ka më një kompani ajrore me flamurin e saj, por operon me një biznes të marr me qera nga njerëz afër pushtetit dhe nuk ka më asnjë anije transporti pasagjerësh me flamur shqiptar, por operon me sekserë të afërt me pushtetin.
