Meta: Nuk ka krisje të koalicionit me PD-në, është spekulim
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjet e ndodhura ditat e fundit, të cilat kanë vënë në dyshim koalicionin mes PD-së dhe LSI-së.Metaka deklaruar nga Fieri se hamendësimet për krisje të koalicionit janë spekulim, pasi sipas tij, ky koalicion është i qendrueshëm.
Mazhoranca është funksionale, ka mënyra sesi verifikohet për ata që pretendojnë të kundërtën, janë spekulime. Është koha që ti ikim sa më shpejt këtij konfliktualiteti që vjen nga vullneti i disa politikanëve për të ndezur konflikte. Është koha që të përqëndrojmë energjitë tona në proceset primare, në integrimin e Bashkimit Europian tha ai.
Më tejMetaka bërë thirrje dhe për mospolitizimin e zgjedhjeve në gjyqësor,në funksion të një drejtësie funksionale.
Mesazhi ynë ka qenë dhe mbetet unison, zgjedhje të tilla nuk duhet të politizohen për sa kohë i përket pavarësisë së gjyqësorit, për të pasur një funksionim të mirë të drejtësisë. Për këtë arsye LSI nuk i kthen në sfida politike shtoiMeta.
Ai gjithashtu është shprehur kundër dhunës së opozitës në Parlament, gjatë votimit të anëtarit të ri të KLD, duke theksuar se nuk ka të fituar nga konfliktet.
Ajo ishte një shkëndijë pa zjarr, rregullat e Parlamentit duhen respektuar në mënyrë strikte, praktika e bllokimit dhe konflikteve duhet të marë fund. Debatet janë të domosdoshme, por duhet të tregojmë vetëpërmbajtje, pasi askush nuk përfiton nga këto konfliktet përfundoiMeta.