E Diel, 1 Nëntor 2026

Naço fton biznesin kinezë për investime në Shqipëri

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço dhe zv/ministri i Tregtisë i Republikës Popullore të Kinës, Zhong Shan, sot në Tiranë.

Naço vlerësoi marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kinës, marrëdhëniet ekonomike-tregtare mes dy vendeve dhe u shpreh për forcimin e tyre në të ardhmen. Kreu i METE-s, ftoi investitorët kinezë të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, duke theksuar se janë të shumta fushat në të cilat ata mund të investojnë, siç është fusha energjetike apo edhe sektori i privatizimeve strategjike. 

Nga ana e tij, zv/ministri i Tregtisë i Kinës, shprehu interes të lartë për zhvillimet ekonomike në Shqipëri. Z. Shan, në emër të qeverisë kineze, shprehu gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve të thellohen akoma dhe më shumë në të ardhmen në të mirë të dy vendeve. /Start/

                                                                                             2011-06-27 16:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›