Aleanca Kuqezi përshëndet raportin e hirtë të BB-së

“Aleanca Kuqezi përshëndet raportin e Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore ku përfshihet edhe vendi ynë, Shqipëria.
Aleanca Kuqezi jep alarmin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave”, thekson AK-ja.
Kjo forcë deklaron se qeveria po shkon drejtë shkeljes së ligjit për nivelin e borxhit publik, i miratuar nga Parlamenti shqiptar. “Ky ligj përcakton qartë se niveli i borxhit publik nuk duhet të kapërcejë nivelin e 60% ndërkohë që sipas raportit të Bankës Botërore, sot Shqipëria është në nivelin e 59,6% të borxhit publik. Duke i shtuar këtij niveli dhe parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për rritjen ekonomike të rajonit por dhe vetë Shqipërisë, sipas të cilit kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 2,1%, automatikisht në vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë kapërcyer nivelin maksimal prej 60% të borxhit publik”, thuhet më tej.
Gjithashtu Aleanca Kuqezi shpreh shqetësimin për mos respektimin e rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, i cili sipas AK-së, i cili i sugjeroi qeverisë në Qershor të këtij viti që të mbante nivelin e borxhit publik nën 60%, madje direktiva ishte për ta ulur deri në 50%. /Start/
2011-11-15 13:51