KE: Pakti PD-PS, tani të aprovohet

Zëdhënësi i KE-së, Peter Stano, ka deklaruar se ky është një hap me rëndësi për Shqipërinë për të plotësuar objektivat e saj kombëtare në drejtim të integrimit, teksa shton se konsensusi mund të sjellë përmbushjen e 12 kritereve kyçe të hartuara nga Komisioni Evropian.
“Komisioni Evropian po i ndjek zhvillimet në Shqipëri me shumë vëmendje. Ne e mirëpresim marrëveshjen për krijimin e komisioneve, grupeve të punës dhe kalendarin mbi reformat e nevojshme në Shqipëri. Ne presim që këto pika të aprovohen, grupet e punës të fillojnë punën dhe që marrëveshja e arritur të zbatohet. Ne e konsiderojë këtë shumë të rëndësishme dhe pozitive për Shqipërisë, pasi kjo mund të çojë në një moment të ri të Shqipërisë për të plotësuar objektivat e saj kombëtare për reformat evropiane dhe në mënyrë të veçantë në përmbushjen e 12 kritereve kyçe të hartuara nga Komisioni Evropian”, ka deklaruar ai.
Zëdhënësi i KE-së, tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt integrimit, por nevojitet më shumë angazhim në këtë drejtim. “Në progres –raportin e fundit për Shqipërinë, ne konsiderojmë se vendi ka bërë progres, ku nevojitet më shumë progres dhe ç’farë duhet bërë për të arritur aty. Pra, me Shqipërinë ende nuk kemi avancuar shumë. Por siç e thashë, Komisioni është duke ndjekur me shumë vëmendje përpjekjet që po bëhen tani, ne do të raportojmë mbi to. Kur Shqipëria të ketë bërë progresin që kërkohet, që të na mundësojë ne të rekomandojmë një hap më të avancuar në integrimin evropian, atëherë shtete anëtare mund ta diskutojnë në një samit të ardhshëm”, shtoi zëdhënësi Stano. /Start/
2011-11-15 15:16