E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD pyet Ramën: Kur je serioz?

“Z.Rama sot gajasi shqiptarët me hipokrizinë e tij të radhës që lëshoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, sipas së cilës ai nuk dëshiron Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste apo që të marrë urdhra prej tij e partisë që ai përfaqëson”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Partia Demokratike shprehet se  “Z. Rama flet për institucione të pavarura, por të tilla ai konsideron vetëm ato që i vendos nën kontrollin e partisë. Duam të pyesim z. Rama, kur je serioz dhe i vërtetë, kur cicëron për pavarësi të institucioneve kushtetuese, apo kur në emër të kësaj pavarësie emëron në krye të tyre drejtuesit kryesore të Partisë Socialiste?” /Start/

 

                                                                                             2011-11-15 14:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›