E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi informal i opozitës, asnjë deklaratë

Ka përfunduar takimi informal i opozitës së bashkuar . Në këtë tryezë bisedimesh morën pjesë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, kryetari i PDS-së Paskal Milo, kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi dhe kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka.

Pas 2 orë bisedimesh, përfaqësuesit e opozitës nuk kanë preferuar të japin asnjë deklaratë për mediat ,në lidhje çeshtjet e diskutuara.

Takimi opozitar edhe kësaj rradhe shënoi mungesa në pjesmarrje duke përfshirë këtu kryetarin e PSV 91 Petro Koçi, politikanin Preç Zogaj si dhe kryetarin i PBDNJ-it Vangjel Dule. Tryeza e bisedimeve vjen pas marrëveshjes së realizuar nga PD-PS për ligjet me 3/5.

Tryeza e bisedimeve vjen një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe ligjet me 3/5 në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›