Aleanca Kuqezi proteste per Dishon
Aleanca Kuqezi protestoi dje ne Korce ne lidhje me mosarrestimin e Naum Dishos i cili eshte denuar me nje vit burg per dhunimin e varrezave ne Boboshtice. Perpara drejtorise se policise se ketij qyteti me pankarta ne duar dhe me thirrje patriotike aktivistet e Aleances kane akuzuar qeverine shqiptare dhe ate te Athines se bashkepunimi me njera-tjetren po lene te lire nje kriminel. Arrestoni dhunuesin e varreve. Drejtesia e denoi me burg Naum Dishon. Qeveria dhe Athina kane bere pazar per mosdorezimin e kriminelit. Qeveria ka bere kompromise dhe trafik me eshtrat e te pareve. Ne kerkojme dorezimin e dhunuesve te varreve ishin deklaratat e perfaqesuesve te Aleances ne kete proteste. Ne protesten e organizuar nuk kane munguar edhe parullat e tipit Na kthe eshtrat gjeneral Berisha. Sipas aktivisteve Athina duhet te mos nderhyje ne ceshtjet e drejtesise shqiptare. Ne muajin prill Aleanca Kuqezi do te organizoje konferencen lokale ne Korce ku pritet qe qendrimi i saj per kete ceshtje te intensifikohet me shume.