Burri vret gruan, shkëmbim zjarri me policinë

Foto ilustruese
KUKËS- Një grua, nënë e tre fëmijëve është vrarë nga bashkëshorti i saj. Nderkohe qe bashkeshorti, me probleme mendore, ka mbetur i plagosur pas shkembimit te zjarrit me policine, qe ishte vene ne ndjekje te tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kollovoz të Kukësit, duke shtuar kështu numrin e viktimave gra brenda familjes.
Sipas të dhenave të para mësohet se viktima është identifikuar si shtetasja Arze Biba, 35 vjece. Ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Irfan, i cili pas krimit është larguar për ti shpëtuar policisë.
Pas rreth 6 orë ndjekjeje nga policia, është bërë e mundur ndalimi i tij, por per shkak te gjendjes se renduar shendetesore si pasoje e plagosjes eshte transportuar ne spital.