Rama Topi dhe Spahiu pika te reja referimi per te djathtet
Pas akuzave te perditshme nga disa anetare te mazhorances kunder Presidentit te Republikes Bamir Topi nen pretendimin se ky i fundit po punon kunder partise meme PD per rikthimin e PS-se ne pushtet lideri i opozites Edi Rama ka deklaruar se Bamir Topi ka lidhje me Partine Socialiste aq sa cka lidhje vete Sali Berisha.
Ne editorialin me te fundit te titulluar Tre PD ne rrugen e humbur djathtas kryetari i Partise Socialiste thote se carja ne tresh e PD-se ka coroditur keq qeverine dhe komunikimin e saj me publikun. Kryesocialisti Rama thekson se lufta vellavrasese ne kampin e djathte sapo ka nisur. Sipas Rames perpjekja e deshperuar e Kryeministrit per ta shpetuar qeverine nga mbytja e anijes qeverisese ne detin e korrupsionit ka vene ne shenjester dy rebelet qe kane marre pas vetes dy PD-te e shkeputura prej trupit te rrenuar te PD-se se tij duke nenkuptuar Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe ish-zevendeskryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiu. Rama nenvizon se shte ky komplot permanent i liderit ish-komunist te Partise Demokratike qe e ka care sot PD-ne ne tresh dhe as kurrfare komploti mes Partise Socialiste e dy figurave te lartpermendura te se djathtes. Ata ia kane prishur perfundimisht gjumin dhe busullen Sali Berishes pikerisht sepse skane lidhje me te majten e me Partine Socialiste pikerisht sepse perbejne dy pika te reja referimi per masen e madhe te te tradhtuarve nga Sali Berisha dhe PD-ja e tij e privatizuar plotesisht e cila ka humbur cdo lidhje me realitetin e shqiptareve te zakonshem me zemren djathtas.