E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj mbeshtet publikisht Oketen shte i kthjellet

Qendrimi Ish-ministri i Jashtem drekon me ish-deputetin e PD-se

Ish-ministri i Jashtem i Partise Demokratike Besnik Mustafaj i beri thirrje dje opinionit publik te mbeshtese deputetin Gazmend Oketa ne nismen e tij per te qene pjese e nje partie te re te se djathtes. Permes rrjetit social Facebook Mustafai theksoi se deputeti i cili pak jave me pare u largua nga grupi parlamentar i PD-se ngjall nje shprese te madhe per qetesimin e jetes politike ne vend. Besnik Mustafai ndan me te gjithe miqte dhe mbeshtetesit e tij thirrjen per te mbeshtetur Oketen qe indirekt eshte nje thirrje per mbeshtetjen e partise se re te se djathtes qe lidhet ngushte me emrin e Presidentit Bamir Topi. Mustafai zgjedh ta beje kete thirrje permes nje menyre elegante ku sqaron se nje dreke e konsumuar me Oketen diten e shtune e kishte mbushur me kenaqesi. Sot isha per dreke me Oketen. U kenaqa shume me te. shte aq i kthjellet ne perkushtimin e tij ndaj Shqiperise dhe aq paqesor ne gjykimin ndaj kundershtareve sa mua me ngjall nje shprese te madhe se mund te ndihmoje ne qetesimin e ketij vendi qe eshte vendi yne. Ju ftoj juve te gjitheve ta mbeshtesim theksoi Mustafai duke shprehur hapur simpatine e tij ndaj deputetit Oketa dhe nismes se re politike te te djathtes qe ai pritet te marre edhe zyrtarisht keto dite. Mbeshtetja e Bensik Mustafait eshte nje ogur i mire per partine e re te se djathtes qe po krijohet ne vend. Kjo edhe per shkakun se Mustafai jo vetem qe aktualisht eshte anetar i Keshillit Kombetar te PD-se por cilesohet si nje nga ish-ministrat dhe figurat me peshe brenda demokrateve. Deputeti i Durresit Oketa pak jave me pare ka zyrtarizuar edhe largimin e tij nga grupi parlamentar i PD-se per te bere pjese ne nje parti te re te se djathtes e cila do te themelohet ne fund te ketij muaji. Kjo parti lidhet me emrin e Presidentit Topi i cili pritet te marre kryesimin e saj pasi te mbaroje mandatin e tij ne Presidence ne muajin korrik te ketij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›