Hynë ilegalisht nga Greqia, ndalohen 24 afganë
TEPELENË- Ndalohen 24 shtetas afganë, të cilët kishin hyrë nga Greqia ilegalisht në territorin shqiptar, prej nga do të kalonin në Itali.
Afganët të moshës 20-45 vjeç, u ndaluan në dy aksione të ndryshme. 12 shtetasit e parë afganë janë kapur në fshatin Sopik fare pranë kufirit me Greqinë, ndërsa 12 të tjerët, në zonën e Ujit të Ftohtë të Tepelenës-saktësojnë burimet policore.
Drejtuesit të autobusit iu blloku mjeti, dokumentacioni shoqërues dhe pas një seance pyetësore me oficerët e policisë së Gjirokastrës u la i lirë. Nga hetimet paraprake, rezulton se afganët vinin nga Greqia dhe kishin destinacion final Italinë.
Ky është rasti i dytë brenda dy muajve që Policia e Gjirokastrës, identifikon dhe kap, shtetas afganë të ardhur nga Greqia, me destinacionin final Italinë.
Piro Nase