Incidentet në Shkup LSI: Të mos përdoren për interesa politike

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Shkup ku 15 nxënës shqiptarë u rrahën barbarisht nga disa maqedonas.
Në emër të LSI-së, sekretari ndërkombëtar Ralf Gjoni theksoi se LSI-ja dënon dhunën e ushtruar ndaj individëve të çdo etnie.
LSI-ja ka vlerësuar angazhimin e autoriteteve maqedonase për zbardhjen e incidentit ndërsa ka bërë thirrje për qetësi dhe pjekuri qytetare e politike.
Sipas LSI-së incidentet në Maqedoni nuk duhet përdoren për interesa politike në mënyrë që të mos cënohet fqinjësia e mirë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë “Në ditët e sotme lipset durim, pjekuri dhe sens përgjegjësie” thekson më tej LSI-ja