Aleanca Rama-Topi në sulmin e parë publik kundër kushtetutës dhe interesave kombëtare
Ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,në pjesën e 4 të kapitullit “Presidenti i Republikës”, neni 92 pika f, është e shprehur në mënyrë taksative dhe pa asnjë ekuivok se “me propozim të Kryeministrit, emëron Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit”. Kushtetuta është dokumenti themeltar i shtetit dhe çdo përpjekje për manipulim të saj përbën një tradhti kombëtare. Por Edi Rama dhe neokomunistët që e pasojnë, për interesa meskine, të verbra, nuk duan t’ja dinë për përgjegjësinë që kanë përpara shqiptarëve dhe as për shkeljet arbitrare të ligjit dhe Kushtetutës. Edi Rama në këto ditë të vapës së Gushtit është ndryrë si në “kuvli” në “twitter”, si zogu në kafaz dhe me dylbi të kthyera së prapthi, me “ciu-ciu” përpiqet të hedhë tollumbace që sapo ngrihen, shpërthejnë duke mos mbetur nam e as nishan. Ky është fati i gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve në të gjitha kohërat. Slogani leninist se duke shpifur diçka do të mbetet, është bërë lajtmotivi i të gjithë politikës qorre të Edi Ramës.
Propaganda tipike leniniste këto ditë është hedhur në sulm të pa parë lidhur me emërimin e Drejtorit të shërbimit informativ të shtetit. “Saliu mori të gjitha pushtetet; uzurpoi institucionet e pavarura; ky është turp; nuk ka pyetur ndërkombëtarët”, turfullon me sëkëlldi i sëmuri psikik Partisë Socialiste, nga kuvlia e tij. Në këtë aksion plot shpifje dhe urrejtje kundër demokracisë, ka shpejtuar t’i ngjitet edhe Bamir Topi, ish-Presidenti i Republikës. “Për tre javë Berisha kapi institucionet, vendi drejt totalitarizmit” - do të lëshonte ulërimat Topi në sinkron të plotë me padronin Edi Rama. Shumë shpejt ju hoqën maskat dhe makiazhet të “djathtit” Bamir, me “frymën e tij të re”, e huazuar nga ideologjia komuniste “e frymës së vjetër”. Shumë shpejt ra publikisht në prehrin e të majtës ish-komuniste “ky lider” që i qan zemra shumë për ish-të përndjekurit politikë të diktaturës komuniste, që mendon se në zgjedhjet e ardhshme do të marrë votat nga e djathta. Por harron se vezën e bëri tek Edi Rama në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Vetë zoti i ndëshkon tradhtarët, thuhet në librat e shenjtë. Nuk kishte ndëshkim më të madh se ai, kur u pa publikisht se Bamir Topi, ish nKryetar i Partisë Demokratike, pabesisht dhe tradhtisht hodhi votën për Edi Ramën. Po të tillë, turpin e hanë me bukë si thot një fjalë e urtë e popullit. U vertetua katërcipërisht marrëveshja trepalëshe me Ramën e PS dhe atë të prokurorisë, në aksionin e 21 Janarit për përmbysjen me dhunë të qeverisë dhe të institucioneve demokratike, në shkëmbim të kolltukut të Topit në Presidencë edhe për një mandat tjetër 5 vjeçar. Janë shpifje të tilla që nuk i besojnë shqiptarët as institucionet ndërkombëtare që monitorojne proçeset demokratike në Shqipëri, të cilët kanë mbetur të shokuar nga kjo politikë e papërgjegjshme që drejtohet kundër interesave kombëtare. Kjo propagandë e ndyrë e drejtuar drejtpërsëdrejti kundër Shqipërisë, është e gatuar po në atë kuzhinën bolshevike që ka lënë pas Enver Hoxha me të gjitha rrangallat e saj. Por “ciceronët” e Partisë Socialiste, si kameleonët përpiqen të ndryshojnë ngjyrën me daljet publike me urdhrat e ustait të tyre. Ata si këlyshët e diktatorit, urrejtjen e kanë pikërisht kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian, për përkrahjen e tyre të njëtrajtshme ndaj Shqipërisë, të popullit të vuajtur si asnjë komb tjetër i Europës nga diktatura komuniste, të vuajtur pikërisht nga etërit e këtyre monstrave të reja që u mbeti koka e shtrembër nga lindja bolshevike. Për qëllimet e tyre të mbrapshta dhe antikombëtare, ata po mendojnë në kokën e tyre të boshatisur nga mllefi dhe urrejtja, se duke penguar Shqipërinë në integrimin europian, do të fitojnë kredite në zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Kjo manovër mashtruese nuk ka funksionuar deri tani në strategjinë shterpë të Edi Ramës dhe as nuk do të funksionojë në të ardhmen. A ishte Rama dhe lakejtë e tij që ulërinin “se nuk duheshin numëruar votat në kutinë e gabuar”? A ishte pikërisht Komisioni i Venecias që i dha plotësisht të drejtë KQZ për veprimet e ndërmarra në këtë proces zgjedhor? Pasi dështoi me turp në tentativën për marrëveshjen për 21 Janarin, tani Bamir Topi shpreson në “kockën” që mundet t’i hedhë Edi Rama në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por vet Kodi Zgjedhor i zgjedhur nga Edi Rama ka shumë gjasa që ta lerë Topin me gishtin në gojë. Edhe njeriu më i thjeshtë, cilido shqiptarë këtu në Shqipëri dhe jashtë sajë,e kupton fare mirë se gjithë kjo propagandë e tipit bolshevik, nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e shqiptarëve. Edi Rama me profesionin e “bojaxhiut” po nxin çdo gjë që është në të mirë të Shqipërisë. Në këtë garë nuk mbetet prapa edhe “sozia” e tij Bamir Topi. Ky njeri deri dje “garant i Kushtetutës”, sot është hedhur në sulm kundër saj. Të marrim mendjen e Topit dhe Ramës dhe t’i pyesim ata: si mendojnë se mundet të ishte zgjedhur nKryetari i KLD apo në rastin konkret Drejtori i SHISH? Këtu ka dy alternativa; ose do të zgjidhen me zgjedhjen e propozimin e Edi Ramës tek Presidenti, që në fakt përbën një lajthitje dhe shkelje të Kushtetutës, ose bazuar ne Kushtetutën e Shqipërisë. Në një shtet ligjor sigurisht në mënyrë taksative do të zbatohet Kushtetuta. Propozimin e bën Kryeministri. Në këtë kontekst “fajin e ka kushtetuta” që nuk ka sanksionuar që propozimin e bën Kryetari i opozitës ose në marrëveshje me pozitën. Të merresh me njerëz trutharë që u ka ikur logjika është marrëzi. Prandaj edhe shqiptarët qeshin por edhe qajnë. Qeshin me një tufë budallenjsh që u kanë mbetur “në derë” në politikën shqiptare, por nga ana tjetër edhe qajnë se po e pengojnë Shqipërinë për t’ju bashkuar Europës, që ka qenë ëndrra e atyre burra e grave që derdhën gjakun kundër komunizmit, për një Shqipëri demokratike europiane. Tjetër është frika që i ka kapur këta politikanë të dështuar për humbjen e thellë që do të pësojë e majta ish komuniste në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Sigurisht kjo nuk mundet të parashikohet në Kushtetutën e një vendi demokratik. Në qoftë se Shqipëria do të qeveriset me mendjen e Edi Ramës, ku opozita paska të drejtën të vendosë “veton” kudo dhe në çdo ligj,reformë, zgjedhje apo vendim, atëherë sipas kësaj logjike leniniste, demokracia duhet shkelmuar, hajde edhe Kryeministrin ta zgjedhë opozita! Në këtë kor me zëra të ngjirur, Edi Rama ka aktivizuar edhe këshillin e ndrikullave të Partisë Socialiste. Ndrikullat e PS si Dade, Mrikë Kodheli, Hysi, Felaj, Ligori etj, jo vetëm që duhet të “kenë imunitet”, që policia të mos ketë tagër t’i kontrollojë edhe kur makinat e tyre luksoze transportojnë mallra të paligjshme, por edhe duhet të shpifin sa të munden e ku të mundin sa herë që dirigjenti i tyre Rama ngre shkopin magjik. Por Braçe shfaqet si më i tmerrshmi në daljet e tij publike. “Akoma nuk kemi larë hesapet e vjetra me SHIK-un e 97” deklaron Liliputi i PS. Shqiptarët nuk e kanë harruar në fakt se ju e vratë inspektorin e SHIK-ut Leke Qoku në Vlorë dhe i keni pirë edhe gjakun publikisht, ju hiena komuniste i dogjët të gjallë njerëzit me uniformë që po mbronin shtetin, e dogjët te gjalle Besnik Hidrin, dhjetra djem të rinj të ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Braçe dhe partia e tij patën mjaft kohë 8 vjet në pushtet për të vendosur drejtësinë, por nuk kishin qoftë një fakt të vetëm. Si nuk u shkoi gjuha të paktën një herë të zinin në gojë krimet e baballarëve të tyre të ish-Sigurimit komunist kundër popullit? Akoma sot njerëz me kazma në duar kërkojnë varret e më shumë se 4000 të afërmve të tyre të vrarë nga diktatura komuniste, nga partia mëmë e këtyre pinjojve, që për nga egërsia kundër demokracisë, po ua kalojnë edhe baballarëve të tyre.