Aleanca “akuzo-moho-trillo” nuk zbeh dot arritjet në fushën dixhitale
PD reagon pas akuzave të PS
Partia Demokratike ka akuzua kreun e PS Edi Rama se vazhdon t’i fyejë shqiptarët duke u thënë atyre se e zeza është e bardhë, se gënjeshtrat janë të vërteta dhe se e shkuara është e ardhmja. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi theksoi se përkundër PS, “PD po punon për të bërë përmirësime reale në jetën e qytetarëve”. Ajo vuri në dukje se Kryebashkiak Rama premtoi internet wireless falas, por edhe ky rezultoi në një premtim bosh. “Sot, Partia Socialiste e cila u largua nga pushteti duke lënë vendin me një nder nivelet me te ulëta ne bote te përdorimit te internetit trilloi sot një tjetër premtim bosh. Por qytetarët e dinë të vërtetën”, theksoi ajo.
Sipas saj, Partia Demokratike ka siguruar mbi 24 mijë kompjutera nëpër klasat e shkollave, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të nxënësve tanë. “Sot përdorimi i internetit ne Shqipëri është mbi 60%. Sipas ITU Shqipëria një vit me pare u rendit e dyta ne bote për gatishmërinë e rrjetit. Vetëm tre muaj me pare importi i inernetit u rrit mbi 1300 here. Te rinjtë Shqiptare komunikojnë sot ne rrjete sociale dhe lundrojne ne Internet njëlloj si bashkëmoshataret e vendeve te zhvilluara. Dixhitalizimi redukton kohën e punës me shkresat, kursen paratë e taksapaguesve, ndihmon në luftën kundër korrupsionit dhe prandaj Partia Demokratike është e përkushtuar drejt Shqipërisë dixhitale. Regjistrimi i pronave të patundshme dhe ankesave tashmë është online.Taksat mund të paguhen online. Detyrimet doganore mund të paguhen online lejet e drejtimit te makinave merren online! Shqipëria është vendi i parë në botë që i kryen të gjitha prokurimet publike 100% elektronike mbi 3.000 dollarë, duke përfshirë edhe të gjitha blerjet e vogla. Ndërsa po ashtu edhe qeverive lokale u kërkohet të përdorin prokurimin elektronik, gjë që Edi Rama nuk e ka bërë kurrë”, nënvizoi Vorpsi.