E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja drejt një fitoreje spektakolare më 23 qershor

18-05-2013 / Gazeta 55

Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli në Bërdicë
 
Nënkryetarja Partisë Demokratike dhe Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka vijuar edhe sot takimet elektorale në rrethin e Shkodrës. E shoqëruar nga kandidatët për deputete, Voltana Ademi, Bardh Spahia, Helidon Bushati, Armir Grima etj, ajo u ndal mbrëmjen e së premtes në komunën Berdicë. Topalli e vlerësoi këtë takim si ndër më të mirët e zhvilluar deri më tani në këtë komunë, ndërkohë që këtë atmosferë që gjeti në komunën Berdicë, theksoi ajo, Partia Demokratike po e gjen në të gjitha takimet e saj, jo vetëm në Shkodër, por në tërë Shqipërinë, duke e bërë këtë fushë tepër entuziaste per ta çuar PD-në drejt një fitoreje spektakolare me 23 qershor. Duke theksuar arritjet e qeverisë demokratike gjatë këtij mandati, Topalli theksoi se „politika e kryeministrit Sali Berishës në këto vite ka qënë ajo e rritjes së pensioneve, ka qënë dhe është ajo e rritjes së rrogave, e rritjes së mirëqënies, rritjes së punësimit".  "Në mandatin e ri kemi projekte të tjera të mëdha për çdo shqiptar. Projekti i parë i madh është ai europian, projekti i marrjes së statusit kandidat, që kundërshtari ynë politik e bllokon prej katër vitesh, por projekti i gjithë projekteve është që çdo qytetar, kudo që ai të jetë, në çdo zonë, të ketë një mundësi punësimi, zhvillimi, te rritjes së pagave, mirëqënies“, theksoi më tej Topalli. Ajo foli edhe per reformat që qeveria ka zbatuar dhe do të vazhdojë edhe në ta ardhmen. Në vazhdim,  Topalli qeveria demokratike do t’i kushtojë rëndësi të veçantë bujqësisë dhe turizmit, ku subvencionet për fermeret do të trefishohen duke i dhënë mundësi atyre të zhvillohen në mënyrën më të mirë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›