E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca me Nanon, qeveria me MetënNga Mero BazeDy ish-kryeministra të Shqipërisë shpallën dje koalicionin e tyre të ri qeveritar, i dyti në historinë e këtij vendi pas Qeverisë së Stabilitetit të vitit 1991, drejtuar nga një kryeministër socialist dh

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Aleanca me Nanon, qeveria me MetënNga Mero Baze

Dy ish-kryeministra të Shqipërisë shpallën dje koalicionin e tyre të ri qeveritar, i dyti në historinë e këtij vendi pas Qeverisë së Stabilitetit të vitit 1991, drejtuar nga një kryeministër socialist dhe nga një zëvendëskryeministër demokrat. Por ndryshe nga ajo qeveri, e cila kishte mision të qartë dhe objektiv të kufizuar, koalicioni Berisha-Meta po përpiqet të vetinkurajohet si koalicion afatgjatë dhe si një tendencë historike në Shqipëri. Ky vetinkurajim vjen nga fuqia e dobët që ka koalicioni aktualisht dhe shihet qartë si një përpjekje për ta forcuar dimensionin kryesor që e mban atë në këmbë dhe që është panatyrshmëria e tij. Problemi real është se koalicioni nuk është as me LSI që ishte, as me LSI që përfytyrohet. Baza politike e koalicionit është marrëveshja e vjetër Nano-Berisha, dhe Ilir Meta me siglën e LSI janë përfaqësues teknikë të kësaj aleance.

Panatyrshmëria më e madhe politike nuk vjen nga fakti se Ilir Metës nuk i shkon ky pazar. Në historinë tonë të re politike pas vitit 1990 unë nuk kam njohur asnjë politikan aq fleksibël dhe aq të kollajtë për negociata dhe koalicione sa Ilir Meta. Personalisht atij, jo vetëm që i shkon ky koalicion, por i shkon dhe prishja e tij e mundshme pa ndonjë arsye madhore. Ai është politikani më kontrovers në historinë e pluralizmit, pasi ka shkuar te Ramiz Alia si student i Dhjetorit, pastaj ka shkuar në partinë e tij si drejtues i FRESSH, ka ndërmarrë i pari veprime radikale kundër qeverisë Berisha në vitin 1992 në Poliçan, por pastaj është bërë delfin i tij, ka qenë në armiqësi të paparë politike me Fatos Nanon, pastaj u bë i preferuari i tij për kryeministër, ka qenë mik i Pandeli Majkos dhe pastaj varrmihës i karrierës së tij kryeministrore, ka qenë aleati më i madh i Edi Ramës dhe tashmë armiku më i madh i tij, ka qenë njeriu që ka burgosur Sali Berishën, deri në një situatë ekstremisht të papërgjegjshme duke tentuar ta vrasë, dhe tashmë jep garanci për qeverisje me disa “pesëvjeçarë” me të.

Në këtë prizëm unë nuk shikoj të panatyrshëm Ilir Metën si person, por frymën e përkohshme që ai kishte mbjellë te LSI si parti e majtë natyrale.

Panatyrshmëria politike vjen nga fakti se LSI nuk ishte një parti e qendrës liberale dhe që mund të shërbente si kushinetë mes dy partive, por ishte pozicionuar ose keqkuptuar si një parti e majtë natyrale që akuzonte PS, shpesh me të drejtë, për devijim nga e majta. Për këtë arsye LSI hyri politikisht në krizë, sapo deklaroi aleancën me qeverinë, dhe figurat e saj, simbol të së majtës, shpesh më radikalet në vend, kanë deklaruar largimin nga LSI.

Për këtë shkak tabani real i kësaj aleance nuk është aleanca Berisha- Meta, por aleanca Nano-Berisha. Nëse do ta shikojmë më me qetësi këtë histori, e shohim qartë se njerëzit dhe individët që frymëzojnë dhe motivojnë këtë njeri janë pjesë e garniturës së ish-kryeministrit, Fatos Nano, i cili shpreson dëshpërimisht te një “sinqeritet i ri” nga zoti Berisha për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Aleanca reale është mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, dhe Ilir Meta është faktor teknik dhe i paqortueshëm në rolin e vet. Faktor real politik është aleanca Nano-Berisha dhe ky është vërtet një zhvillim që ka kuptim dhe ka qëndrueshmëri së paku vitet e fundit. Kjo aleancë ka siguri se mund të jetë vërtet afatgjatë, edhe pse mund të mos jetë më eficiente. Ilir Meta nuk ka arsye të kompleksohet nga ky fakt. Ai duhet të ndjehet me fat që aleatët realë kanë gjetur njeriun e duhur për t’i përfaqësuar, dhe që realisht mund të përfitojë më shumë se vetë ata nga ky truk. Pra, jetëgjatësia politike e këtij koalicioni nuk është në dorë të Ilir Metës, ai mund të vazhdojë dhe pas tij. Në dorë të Ilir Metës është jetëgjatësia e qeverisë, dhe kjo është një çështje ku ai është thjesht i paparashikueshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›