E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri flet për qeverinë e re dhe emërimet në mediaNga Antena brenda familjesSapo mbaroi takimi Meta-Berisha, Sandri mori i pari në telefon Ilir Metën. - Hajt urime figurë. E qave atë konferencën e shtypit. Ku të shkoi mendja tek ajo ditëlindja e a

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri flet për qeverinë e re dhe emërimet në mediaNga Antena brenda familjes

Sapo mbaroi takimi Meta-Berisha, Sandri mori i pari në telefon Ilir Metën.

- Hajt urime figurë. E qave atë konferencën e shtypit. Ku të shkoi mendja tek ajo ditëlindja e atij k… mo burrë. Shumë mirë doli. Të thashë që do ndaheshe mirë, se kisha fol kaq herë me doktorin. Kishte një merak ai, se nuk të njihte, po i thashë, mos e ki merak Metën mo burrë, se e menaxhoj unë. S’ka njeri më të hapur për negociata. “Jo Sandër, - tha, - s’e kam merakun te Meta si person, po ti e kupton se ai po dobësohet te partia dhe duhet të bëjmë një marrëveshje afatgjatë.” Mos ki merak, thashë, se nuk çan trapin ai për ata b…q… që i kanë ik. “Sidoqoftë, Sandër, - më tha, - duhet me bë një gjë afatgjatë, kjo ka rëndësi. Më kupton?” Mos ki merak, i thashë, se me Metën merresh vesh, dhe kur ma tha këtë ofertën që morët sot, i thashë, pa merak, e pranon.

- Mirë mo flori, mirë, ta gëzojmë bashkë tani. Dhe mua m’u duk serioz, dhe megjithëse kishte plan tjetër, unë ia ofrova këtë timin, dhe ai e pranoi.

- Po, po, se më tha ai mua, “ka plan tjetër Meta, unë jam i hapur”, dhe i thashë që Meta dhe po të kërkojë, këto do të kërkojë, i thashë, tri ministritë dhe 7 zëvendësministra. Se ka shumë problem me ata të 7 që i kanë ngel në parti mo burrë. “Ke të drejtë, - tha, -se e kishte merak këtë të partisë.” Se kush i kishte çu fjalë që do 8 zëvendësministra dhe më pyeti: “Sandër, - më tha, - 7 vetë i kanë ngel në parti apo 8?”

Unë fola me Monikën, m’i numëroi ajo. “7 vetë janë”, - tha. Pastaj u kujtua se është dhe ai banakieri i klubit. “Mos e rruj për atë, - tha, - se atë e heqim fare nga banakier” dhe më duket e ka heq. Kështu që në rregull është.

- Mirë o flori, mirë, se unë i kënaqur jam, 4 zëvendësministra do marr, s’ka problem.

- Po, po, shumë mirë, se fola unë me doktorin, i thashë dhe katër po i dhe, s’ka problem. Po ishte dhe Fevzo dhe më ndërronte bisedën, se ç’i thoshte që do fliste me Oli Rehnin të bënte dhe ai një deklaratë për zgjedhje. Nuk të lë të bësh një muhabet serioz ai, të q… muhabetin, se flet vetëm për këta të huajt.

- Mirë o flori, mirë, se Oli Rehni na mori vetë në telefon i shqetësuar nga ky Edi Rama që s’do hyjë në parlament dhe tha: “Do forcojmë qëndrimin pro zgjedhjeve, që ta vëmë në vështirësi, po dhe ju duhet të bëni disa gjeste.”

- Po mo po, më tha doktori atë ditë që isha me Fevziun. Nejse, tani u bë mirë. Tani ecni përpara 2013, 2017, 2021, s’duhet lënë me ngrejt kokën ky b…q...

- Po mo flori, po, ja bashkë do ta gëzojmë. Ça thonë këto mediet, si e kanë pritur?

- Mirë fare. Me Topin mbarum punë. Kol Ballën e hoqa dje. Fola me ata pronarët, u thashë, marrëveshja - marrëveshje. Po t’i kishte fitu Rama, do na siguronin licencën e katërt, po të fitonte PD, ua siguroj unë. Tani zgjidhni e merrni, duhet me mbajt fjalën që i kam dhënë atij burrit. Pa problem, më thanë, bëjmë mbledhje sot dhe jep dorëheqjen, se kemi një muaj që kemi mbush gjithë Tiranën, që kur ke bërë ti atë mbledhjen në Golem për të emëruar këta shefat e rinj nëpër televizione.

- Epo shumë mirë flori. Ishte djalë i keq ai. Dhe unë fola me ata pronarët gjatë fushatës, po s’i pyeti fare. Hajt se tani rregullohet. Dhe ti flori mos u përziej shumë agresivisht. Kishe marrë dhe TVA më thanë, e kishe zaptuar. Lëru dhe këtyre të tjerëve ndonjë kanal, se tani me ne janë të gjithë.

- Jo mo, s’ka problem, ti e di që e kam vetëm me ata të Vizionit, se ata janë ca b…q..., se kanë dhe gjermanë pronarë. I kam thënë këtij Lul Bashës t’i pyesë njëherë këta gjermanët, e kanë seriozisht të rrinë këtu apo t’u q… robt, t’i zboj, po tha: “Kam fol me Erisin dhe të kthej përgjigje javën tjetër.”

Shumë b…q... ky Lul Basha, frikacak i madh. I thashë, ma lër mua këtë punë, se i q.. robt, se ata kanë sharë dhe familjen e doktorit, kë s’kanë përgojuar, djalin, vajzën, dhëndrin, Damirin, madje dhe Lulin.

- Hajt o flori, mos u mërzit, se s’janë djem të këqij ata, po dhe ti prish pak punë. Hajt se do rregullohet.

- Nuk rregullohet kjo punë, po i le të lirë mo burrë. U duhen q.. robt. Sidomos tani që i kemi të gjitha në dorë. Lërmani mua këtë punë, se e di vetë unë. Ju shikoni qeverinë. Fola dhe me doktorin dhe atij kështu i thashë. Këtë punën e medias më lini mua, ju shikoni qeverinë. Ishte dhe Fevziu aty. Ai k.. vetëm tek ai Enkelejd Alibeaj e kishte merakun. I tha doktorit që i paska thënë Barrosos një herë që e paska takuar në Bruksel që ai s’bën për ministër Drejtësie, se paska lindur më 11 shtator dhe paska qenë në Mekë. “Mirë mo mirë, se e heqim, - tha doktori, - fundja çoj Bashën aty, se ka dhe çështjen penale të hapur dhe është brenda fushës.”

Në fakt Basha do më bënte punë te rrugët, se kam dhe këtë firmën tani që kam marrë nja 5 tenderë, po hajt mo, ai e di.

- Mirë o flori, mirë, hajt mirupafshim se jam dhe me doktorin këtu, dhe më thotë: “Mos fol me këta të medias se prishin punë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›