Sandri pushton dhe frekuencën e TVANga Antena brenda familjesDje ndodhi një ngatërresë e madhe. Doktori, që kur bëhet nervoz e ka zakon të marrë pultin e televizorit dhe të ndërrojë stacionet, po shihte si zakonisht lajmet e TV Klan. Kur aty nga fund
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri pushton dhe frekuencën e TVANga Antena brenda familjesDje ndodhi një ngatërresë e madhe. Doktori, që kur bëhet nervoz e ka zakon të marrë pultin e televizorit dhe të ndërrojë stacionet, po shihte si zakonisht lajmet e TV Klan. Kur aty nga fundi i lajmeve u shfaq Edi Rama, i cili akuzoi Berishën se kishte bërë partneritet me kriminelët e liruar nga burgjet më 28 qershor. I nervozuar ndërroi kanalin.
Dhe këta të Klanit s’e kuptoj pse duhet t’i japin hapësirë këtij, tha duke folur me vete. Kaloi kanalin tjetër te TVA dhe sërish portreti i Edi Ramës, sërish i njëjti sinkron kundër tij dhe kriminelëve.
- Po këta pisat e TVA, - tha, - dhe pa licencë, dhe trima.
Mori telefonin dhe thirri Sandrin.
- Sandër, kush e ka këtë TVA tani?
- S’e ka njeri doktor, si të them, unë po punoj me të…
- Si po punon me të? Ata, me sa pashë unë, dje kishin lajme dhe me Edi Ramën.
- Jo doktor se është lajm i Klanit…
- Jo mor, e pashë te Klani dhe ndërrova kanal, se ti e di që s’e duroj dot, por hajde po ta pranoj, meqë më ke thënë ke hallin e ca lejeve të ndërtimit. Por ky zotëria i TVA çfarë halli ka? Kemi bërë një marrëveshje, kemi një koalicion, s’ka më 7 zëra.
- Jo doktor, s’ka problem se unë po punoj tani me TVA…
- Ore zotëri, ç’do të thotë kjo që më thua, që po punon ti me të…?
- D.m.th., tani për tani e kam zënë unë, me shpresë t’i bëj dy frekuenca kombëtare, dhe TVSH e kemi tre, Top Channel-in pastaj e bëjmë të pavarur, pak me ne, pak me ata.
- Ore zotëri, mos më fut në telashe tani, gati janë këta të më akuzojnë që Sandri po merr prapë frekuenca për t’i shitur siç shiti Ora News.
- Jo doktor, nuk kanë çfarë thonë. Ai ka qenë TV i Nanos, pastaj e mori Ilir Meta, se vuri Irfanin, tani s’e ka askush, po i bie ta ketë Nano dhe Meta. Përderisa ne jemi në një koalicion, ai mua më takon. Se unë ministra s’kërkoj, këto të medias të paktën t’i marr unë.
- Tani Sandër, dakord, merre, nuk them unë, por duhet pak me lezet. Tani do flas unë dhe me Ilirin dhe me Fatosin, por ti zotëri, nëse e merr, mos ritransmeto Klanin, po bëj një kanal të vërtetë kundër Edi Ramës, siç i takon Nanos dhe Metës. S’ke punë ti të jesh i balancuar te TVA. Te TVA duhet të rrezatohet pronari.
- Dakord doktor se i rregulloj unë, se tani kam tre, kam dhe Telenorbën, dhe TVA, dhe TV Klanin. I ndaj në mënyrë të drejtë sipas koalicionit.
- Mirë Sandër, rregulloji vetë. ǒka ndonjë gjë tjetër? Prapë ka dalë ky Edi Rama për këta kriminelët?
- Po pra, prapë ka dalë. S’ke ç’i bën, i ka kapur ata emrat doktor. Po dëgjo, porosisni familjet e tyre mos të pranojnë gazetarët, se kam dëgjuar që po i kërkojnë gazetarët dhe të pyesin a e kanë pas gjyshen sëmurë. Se ata s’kanë as gjyshe.
- Sandër, dakord, do t’i porosisim, por ai ta dijë mirë se një prej tyre ka qenë truprojë i Blendi Klosit.
- Po doktor po, s’ka problem, po mos i bie më qafë atij Klosit mo burrë se është çun i mirë. I je qep atij ke gjithë këto vite. Se është çun i mirë, është çuni ynë.
- Sandër, tani e kupton vetë ti, një gjë do ta them unë, një kriminel do t’ia ngjis Edi Ramës, se ai më ka ngjit 32. Ndonjë gjë tjetër çfarë ka?
- S’ka ç’të ketë, ja dhe këtë Diverolin e dënuan në SHBA me 5 vjet burg. Ky Fatmiri ia hodhi, se ka prapë imunitet.
- Dëgjo Sandër, ai duhet të dënohej. Ai ishte një mashtrues. Ai donte të bënte punë në Rinas dhe mos të paguante. Donte t’i bënte punët badihava. Jo, ma tha djali mua, ma tha djali që ai do të ikë pa u lagur. I thashë, tregojini vendin dhe e thirri Rrahmani pastaj tek ai vendi, e di vetë ti, dhe u kthjellua. Tani le të thotë ç’të dojë, ai duhet të dënohet. Mediu, shiko, Mediu s’ka faj në këtë histori. Ai ishte një mafioz, donte të fitonte e mos të paguante. Po ashtu s’ka zotëri. Jo, ai do dënohej se s’bën. Sandër, shiko, ta them unë ty që një mijë herë më mirë të kesh të bësh me mafiozë shqiptarë sesa amerikanë. Nejse, dëgjo, shiko atë TVA duhet ta rregullosh, se tani televizion i Nanos dhe Metës që nuk shan Edi Ramën, atë kam parë unë. Ndryshe e bllokojmë, s’ka kuptim.