E Diel, 1 Nëntor 2026

“Aleanca për Qytetarin” çel fushatën elektorale për Durrësin. Berisha: Ne jemi mazhoranca e premtimeve të mbajtura

03-04-2011 / Gazeta 55

“Në këtë fushatë, ne kemi një qëllim që të ndërtojmë dhe të hartojmë së bashku programin më të shkëlqyer që Durrësi dhe Shqipëria kanë njohur në historinë e saj, programin e vlerave, programin e zhvillimit, programin e vizionit”


UPDATE- Kryeministri Saili Berisha ishte sot pasdite, në qytetin e Durrësit, në çeljen e fushatës për zgjedhjet vendore, ku në një takim me qytetarë të Durrësit prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të qytetit, zotin Ferdinand Xhaferri. Berisha në fjalën e tij falënderoi me mirënjohje qytetarët durrsakë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe i japin mazhorancës aktuale, të cilën kryeministri e cilësoi mazhorancën e ndryshimit të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Kryeministri tha se këto vite qeveria ka bërë çdo gjë, për ti dhënë  Durrësit infrastrukturën e një qyteti modern, duke investuar në territorin e  bashkisë së këtij qytetit, përkatësisht nga Shkëmbi i Kavajës deri në Currila e Porto Romano 60 milion dollarë, në ujësjellës e kanalizime 30 milionë dollarë, në Portin e Durrësit 50 milionë dollarë, si dhe janë ndërtuar dhe rindërtuar në këtë rreth 300 km rrugë, 52 shkolla, 105 ujësjellës dhe kanalizime. Kryeministri  premtoi se vizoni për Durrësin e së ardhmes do të jetë një qytet i zhvilluar në shumë aspekte si atë turistik, industrial, kulturor, etj. “Vitet që vijnë vizoni ynë për Durrësin është Durrësi, një nga qytetet turistike kryesore në Mesdhe. Vizioni ynë për Durrësin është Durrësi, një nga portet më të rëndësishme të Adriatikut. Vizioni ynë për Durrësin është Durrësi një nga qendrat industriale më të mëdha, të vendit. Vizioni ynë për Durrësin është Durrësi, një nga gjeneratorët kryesor të zhvillimit të Shqipërisë”- tha kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›