1500 policë në gatishmëri nr 1, të dhëna për persona me armë
16/05/2011 Policia e Tiranës shton prezencën. Të gatshëm edhe forcat speciale
TIRANË- Prej ditës së djeshme, policia e Tiranës ka kaluar në gatishmëri nr 1. Lajmi mësohet nga burime jozyrtare pranë policisë kryeqytetase, të cilat bëjnë me dije se thuajse të gjitha shërbimet dje ndodheshin në situatë gatishmërie nr 1, duke kaluar nga gjendja e përforcimit, ku ndodheshin pardje. Thuajse në çdo kryqëzim vihej re prezenca e theksuar e policisë, ku në disa raste ka pasur edhe kontrolle. Gjithashtu postblloqe të shumta ndodheshin në rrugët hyrëse e dalëse të kryeqytetit. Shkak i këtij vendimi janë bërë disa informacione të mbërritura në rrugë operative se në disa lagje të kryeqytetit, janë vërejtur grumbullime militantësh të të dyja forcave politike, të cilët kanë qenë të armatosur. Teksa ditën e shtunë, rrugët e Tiranës zienin nga zhurma e makinave dhe vërshimi i njerëzve në rrugë, përveçse e lidershipit politik, duket se e gjithë përgjegjësia për ta mbajtur situatën në kontroll, ishte e policisë së Tiranës. Kështu, të njëjtat burime thanë se dje në këtë situatë gatishmërie ishin rreth 1500 forca policie. Sektori që kishte përgjegjësinë më të madhe në kontrollin e festës ishte Policia Rrugore, e cila u përpoq më aq sa mundej të ndalte disi shpejtësinë e makinave në rrugë dhe të normalizonte flukset e tyre. Një tjetër sektor në gatishmëri është edhe ai i Patrullave e Përgjithshme dhe Policisë së Rendit. Gjithashtu, edhe sektorët e tjerë të policisë së Tiranës ishin në gatishmëri të plotë, për të garantuar qetësinë dhe rendin kushtetues në kryeqytet, ashtu sikurse edhe shërbimet e tjera. Mësohet se edhe forcat speciale ndodhen në gjendje gatishmërie. Që në fillim të procesit zgjedhor, pra që ditën e diel, ishin në shërbim të këtij procesi.