Çudia/Në pritje të shpalljes së fituesit, festimet e parakohshme të Ramës
Edhe pse ende nuk është shpallur rezultati përfundimtar i fituesit të zgjedhjeve vendore të 8 majit për Bashkinë e kryeqytetit, kandidati i opozitës Edvin Kristaq Rama sërish pa marrë trofeun e ka vetëshpallur veten fitues. A mund të vetë-shpallesh “mbret” pa marrë akoma kurorën? Mesa duket këtë ka bërë edhe kryebashkiaku në ikje i Tiranës, së cilit i kanë mbetur edhe pak orë për të marrë goditjen përfundimtare që do e groposë një herë e përgjithmonë. Zgjedhjet vendore të 8 majit dëshmuan hapur vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe kryesisht zgjedhjen dhe dëshirën e qytetarëve të kryeqytetit të cilët kanë vuajtur çdo ditë problemet që i ka shkaktuar kryebashkiaku në ikje i Tiranës Edvin Kristaq Rama. Qytetarët e Tiranës nuk mund të harrojnë kurrsesi shkatërrimin që i ka sjellë kreu i socialistëve apo kryevashkiaku Rama kryqytetit. Ashtu siç e ka shndërruar ai Tiranën pa një plan urbanistik ashtu hyri edhe në këto zgjedhje Rama, të cilit i kanë mbetur vetëm pak orë për të pësuar goditjen përfundimtare. Bashkia e Tiranës është një institucion që i përket kryeqytetasve dhe jo kështjella e Ramës siç e kish shndërruar ai. Rama erdhi në këtë zgjedhje pa një plan konkret, ai hyri në këtë garë për bashkinë e kryeqytetit pa një program real dhe pa një platformë për qytetin dhe qytetarët e Tiranës. Dhe si rezultat i kësaj mori atë çka meritoi. Qytetarët e Tiranës e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hyri në këtë garë me një platformë të qartë dhe me një frymë të re që i nevojitej dhe i duhej kryeqytetit, ndaj dhe qytetarët e Tiranës janë ata që me zgjedhjen e tyre do përcaktojnë fituesin e Bashkisë së Tiranës. Pjesëmarrja masive e qytetarëve të Tiranës në zgjedhjet lokale të 8 majit me 25% më shumë se në zgjedhjet e kaluara konfirmoi se qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një kryebashkiak të ri, me vizion dhe që mendon për kryeqytetin, për Tiranën, dhe jo një kryebashkiak që e ka lënë në harresë atë. Tashmë Ramën e prêt vetëm humbja e kësaj gare, por a do mund dot Rama t’ë pranojë rezultatin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili do japë dhe verdiktin përfundimtar të asaj çka kanë vendosur përmes votës së tyre kryeqytetasit? Entuziazmi e ka përfshirë selinë e Partisë Socialiste dhe kreun e saj Edi Ramën, por festimet e parakohshme janë ogur i tersllëkut. Mbarë Shqipëria dhe e gjithë Tirana presin rezultatin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa mesa duket kreu socialist apo kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, për bashkinë e kryeqytetit po feston për herë të fundit postin e kryebashkiakut.
Se kush do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve që kanë bërë që të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët të kthejnë sytë dhe të jenë të përqendruar tërësisht të këto zgjedhje, këtë do e mësojmë vetëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pikërisht sot.