Aleanca punisto-mafioze s’mund ta mbajë peng vendin – Berisha premton shpronësimin e tyre

Kryeministri Sali Berisha i është kthyer sot ultimatumit-karikaturë të opozitës së Edvin Ramës, duke përsëritur se ndihej krenar për ultimatumet që i paraqiste një aleancë punisto-mafioze. “E garantoj aleancën punisto-mafioze se me darët e ligjit nje nga nje do t’u shkulim dhembet dhe pastaj dhemballet. Nuk do t’u mbetet gjë në gojë. Qendra e Tiranes u çlirua, po vazhdon pak më tutje e kështu me radhe. Ultimatumet e aleancës punisto-mafioze i marr si nder, më bëjnë nder mua, rendit kushtetues dhe ne do te vazhdojme projekt europian”, u shpreh Berisha.
Axhenda e demokratëve eshte fokusuar ne pergatitjet per 8 dhjetorin, e konceptuar si nje feste masive pro idealeve europiane, qellim per te cilin kryeministri organizoi nje takim me deputetet demokrate te Tiranes. Duke renditur arritjet madhore të vitit politik 2009, si anëtarësimin ne NATO, pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat dhe heqjen së shpejti të liberalizimit të vizave, kryeministri Berisha tha se 8 dhjetori, festa e mbare shqiptareve, nuk mund te cilesohet si antimiting, vetem per faktin se përkon me protestat e opozites. “Nuk mund ta le pa theksuar se ata te cilet ne vitin 90 na quajten si antimiting apo mitingash, ne refleksin e eterve te tyre, serish kane hapur gazetat e tyre me germa kapitale dhe vleresuan 8 dhjetorin si nje antimiting. 8 dhjetori eshte festa e shqiptareve dhe e idealeve europiane te shqiptareve”, tha Berisha.
...