Keltis Kruja emërohet sekretar i degës së PD-së për Tiranën
Në selinë e Partisë Demokratike sot është mbajtur një mbledhje plenare me deputetët e zgjedhur në qarkun e Tiranës. Në një njoftim zyrtar të zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, gjatë mbledhjes së mbajtur pjesërisht me dyer të mbyllura, është bërë edhe prezantimi i zotit Keltis Kruja, aktualisht Prefekti i Qarkut të Tiranës, si Sekretar i ri i Degës së PD-së së Tiranës, post që deri më tani e mbante z.Bujar Nishani, aktualisht ministër i Drejtësisë.
...