E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët-Ramës: Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Ka përfunduar takimi i krerëve të opozitës së bashkuar, i cili nisi pak minuta më parë. Mësohet se në qendër të bisedimemeve ashtu siç ishte parashikuar ka qenë reforma zgjedhore, ku aleatët i kanë bërë presion kryesocialistit Rama për më tepër angazhim në këtë drejtim si dhe kanë kërkuar një reformë gjithpërfshirëse.

Ky takim informal ishte në vazhdën e takimeve të përjavshme të opozitës së bashkuar. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi aleatët e majtë në këtë takim, i cili u zhvillua në Selinë Rozë.

Në takim ishin të pranishëm, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kryetari i PSV `91 Petro Koçi, Spartak Ngjela, Nard Ndoka.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›