Aleatet e PD-se mbeshtetje Bashes Me 8 maj fitorja e sigurt
Aleatet e demokrateve LSI-ja dhe PR-ja shprehin mbeshtetje te plote per kandidaturen e Lulzim Bashes ne garen e 8 majit per kreun e ri te bashkise se Tiranes. LSI-ja dhe republikanet kane bindjen e plote se me kandidaturen e Bashes e djathta e ka te sigurt fitoren e 8 majit ne kryeqytetit. Levizja Socialiste per Integrim permes sekretarit te pergjithshem Luan Rama shprehu dje mbeshtetjen per kandidatin e mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulezim Basha duke thene se ai eshte kandidat edhe i kesaj partie. Z. Rama u shpreh per mediat se Basha eshte perfaqesuesi me dinjitoz per betejen e Tiranes. Nder te tjera ai shtoi se Lulezim Basha do te fitoje sepse e do Tiranen. LSI perfaqesohet me dinjitet me kandidaturen e Bashes. Ai eshte model i qytetareve te Tiranes. Sipas tij nje kandidat i tille ia garanton fitoren mazhorances per vlerat qe perfaqeson dhe per rezultatet qe premton. Pas dhjete vitesh arbitraritet ne Tirane dhe kur Edi Rama vuri veten dhe klanin e tij te parin ka ardhur koha qe Tirana dhe qytetaret e saj te jene te paret - theksoi sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama. Gjate fjales se tij Rama u ndal edhe ne pergjigjen e letres se kreut te grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi duke thene se LSI i pergjigjet pozitivisht fteses per mbajtjen e nje tryeze te perbashket per te diskutuar mbi zgjedhjet lokale. Sipas tij ky bashkepunim dhe kjo tryeze eshte e frytshme pasi zgjedhjet rezultatet dhe mbarevajtja e tyre jane ne te mire te qytetareve me shume edhe se te politikes.
Mediu Rama mandat te pjesshem Basha i perkushtuar per Tiranen
Edhe Partia Republikane mbeshtet Lulzim Bashen per kryebashkiak te Tiranes si njeri te suksesit dhe te mbajtjes se fjales se dhene. Kreu i republikaneve Fatmir Mediu solli ne vemendje se si zoti Basha ka qene pjese e sukseseve me te medha te qeverisjes se demokrateve qe me ndertimin e Rruges se Kombit anetaresimin ne NATO arritjen e pavaresise se Kosoves dhe liberalizimin e vizave. Ndryshe nga Edi Rama qe u ofron qytetareve nje mandat te pjesshem Basha eshte plotesisht i perkushtuar per te ndryshuar kryeqytetin permes alternativave dhe jo akuzave politike - theksoi Mediu. Ne kete menyre Lulzim Basha kandidat i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes ka marre edhe mbeshtetjen e Partise Republikane ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Kreu i PR-se Fatmir Mediu ne nje deklarate per median eshte shprehur sot se 8 maji eshte nje shans per te gjithe per ti dhene fytyren qe meriton fytyren evropiane.
Lulzim Basha do ti ktheje Tiranes vleren qe e meriton. Basha eshte njeriu i suksesit dhe me seriozitetin e tij e dashurine per Shqiperine do te vije me projekte. Basha e ktheu ne realitet rrugen e Kombit - pohoi z. Mediu. Kreu i PR-se Fatmir Mediu vuri ne dukje se Lulzim Basha eshte kandidat i sukseseve ndaj Tirana do te kete nje fytyre te re me ne krye Lulzim Bashen.