E Diel, 1 Nëntor 2026

Doreheqja Bylykbashi zevendeson Bashen ne Kuvend

Heqja dore e Lulzim Bashes nga posti i ministrit te Brendshem dhe mandati i deputetit sposton listen e Partise Demokratike ne Elbasan duke i dhene mandatin ish-kandidatit te PD-se ne kete qytet Aurel Bylykbashi. Sipas ligjit me heqjen e mandatit te nje prej deputeteve qe ndodheshin ne listen e PD ne Elbasan ne zgjedhjet e vitit 2009 behet zbritja emerore dhe fitues i mandatit behet kandidati me poshte ne liste. Keshtu ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 PD per qytetin e Elbasanit kishte keta kandidate Lulzim Basha Ardian Turku Adriana Gjoni Rrahim Cota Dashnor Sula Luciano Boci Zyhbi Hida Aurel Bylykbashi Bexhet Uruci Mimoza Hasekiu Blerina Copja Erind Bakalli Valdete Kongoli Qamil Dika. Nderkohe qe ne gusht 2009 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri ndarjen e mandateve mes forcave politike bazuar ne numrin e votave te marra prej tyre ne Elbasan. Rrjedhimisht KQZ mandatoi si deputete shtate kandidate te PD-se dhe shtate kandidate te PS-se. Sipas vendimit te KQZ asokohe Aleanca e Ndryshimit koalicioni i PD-se dhe partive te tjera moren 7 deputete. Ata ishin Lulzim Basha Ardian Turku Ardiana Gjoni Rahim Cota Dashnor Sula Luciano Boci Zyhbi Hida. Sipas ligjit me heqjen dore te Lulzim Bashes nga mandati i deputetit perfituesi i ketij statusi eshte emri qe ndodhet nen vendin e shtate te listes se kandidateve fitues te meparshem. Rrjedhimisht duket se pas procedurave parlamentare per dorezimin e mandatit nga Lulzim Basha deputeti i ri i PD-se do te jete Aurel Bylykbashi kandidati i tete ne liste per PD-ne ne Elbasan ne zgjedhjet e 2009-es.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›