Shehu Ulja e TVSH-se skeme populiste dhe jo realiste
Nisma e opozitës për heqjen apo uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar për disa prej produkteve të shportës së konsumit shihet nga deputetët e
mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë si një propozim populist dhe jo realist. Sherefedin Shehu, ish zëvendës ministër i
Financave thotë se ndërmarrja e kësaj nisme, do të reduktoje koston për prodhuesit dhe do të ndikojë shumë pak në uljen e çmimit përfundimtar për konsumatorin.
Ish zv ministri i Financave jep edhe disa prej mënyrave që sipas tij ndikojmë në uljen e çmimit, duke veçuar formulën bazë që është kërkesë
–oferta e mallrave në treg. Thënë më thjesht, politikat e ndjekura në rritjen e prodhimit do të çonin në ulje të çmimit.
Sipas Shehut , Shqipëria renditet në vendet që kanë vlerën e TVSH-së në nivel mesatar krahasuar me shtetet e tjera. Ndërkaq pritet që gjatë
javës që vjen opozita të dorëzojë në komisionet e kuvendit propozimet përkatëse për uljen apo heqjen e TVSH-së për disa prej produkteve të
mallrave të konsumit, propozime këto që mund të kenë pak gjasa të miratohen.