Berisha: Permiresim i infrastruktures dhe jetes se qytetareve Qamil Xhani
Investimi ne infrastrukture eshte garancia me e mire per te pasur nje turizem te qendrueshem. Per kete qellim dy dite me pare ka perfunduar dhe rruga Gose-Kavaje, ne ceremonine e inaugurimit te se ciles ka qene i pranishem dhe kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverise u shpreh se inaugurimi i kesaj rruge, jo vetem ben me te lehte levizjen e banoreve te zones, por kompleton infrastrukturen me moderne per bregun e detit te rrethit Kavaje, qe pret cdo vit rreth gjysme milioni pushues vendas e te huaj. Ai u shpreh se kjo rruge i jep nje dimension te ri Kavajes. "Kjo rruge kompleton infrastrukturen me moderne per bregun e detit te rrethit Kavaje. Rreth, i cili pret cdo vit rreth gjysme milioni pushues nga Shqiperia e mbare bota. Kavaja turistike eshte dimensioni i ri, i madh i Kavajes se lire, i Kavajes se njerezve punetore, i qytetareve, grave e burrave qe me djerse e mund ndertojne cdo dite nje jete me te mire per veten e tyre", tha dje Berisha. Duke u ndalur ne rendesine qe ka inaugurimi i kesaj vepre, Berisha theksoi dhe faktin se investimet e tjera do te jene per zhvillimin e gjithe zones dhe komunave perreth. "Sot, ne ndertuam rrugen. Ju garantoj se sapo te perfundojme infrastrukturen rrugore, infrastruktura e dyte e madhe do te jete vaditja per tokat, pemetoret, arat, druret e cdo gje tuajen. Ne do te bejme investimet me te medha ne vaditje, qe ju te mund te merrni prodhimet e rendimentet me te larta", tha Berisha. Kreu i qeverise ka permendur dhe projektet e tjera qe jane bere per zhvillimin turistik te zones. Ai ka theksuar se interesi i kompanive turistike per kete zone eshte mjaft i madh. "Vil Bashtova dhe zonat me tutje jane te gjitha per t'u zhvilluar. Por edhe sot, ato kane terhequr interesin, vemendjen e kompanive turistike me te mira te Evropes e botes, cka do te thote se kane nje te ardhme turistike qe edhe ne vete sot nuk e imagjinojme. Por kjo kerkon nga te gjithe ne te japim cdo ndihmese, cdo kontribut per ta bere Vil Bashtoven, Kavajen, Shqiperine, cdo dite e me shume turistike. Ne jemi njerezit me mikprites ne Evrope", u shpreh kreu i qeverise. Nga ana tjeter, duke folur para banoreve te zones, Berisha ka kerkuar nga fermeret kultivimin produkteve te ndryshme frutore, duke garantuar ndihmen e qeverise per keto investime. "Gjate ketyre viteve, ne rrethin e Kavajes jane mbjelle 345 hektare. Une ju bej thirrje fermereve te Kavajes, burrave e grave punetore te komunave te ketij rrethi te vendosin e te mbjellin edhe 3500 hektare te tjere dhe ju jap fjalen se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje qe ju do te mbillni. Te mekembur nuk na ben njeri, te mekembur duhet te behemi vete, duke shfrytezuar te gjitha mundesite e medha qe ne kemi", tha kreu i qeverise.
Investimi
Banoret e zones se Kavajes dhe pushuesit verore do te kene mundesi qe me ane te rruges se re te shkurtojne distancen per ne bregdet. Dy dite me pare u inaugurua segmenti Gose-Vil Bashtove. Rruga eshte 15 kilometra dhe lidh bregdetin e Vil Bashtoves me autostraden Kavaje-Rrogozhine. Per ndertimin e kesaj rruge u investuan 970 milione leke. Sipas llogaritjeve, kjo rruge lehteson levizjen 25 mije banoreve te komunave Gose e Kryevidh, por edhe te mijera pushuesve.
Turizmi
Pak dite me pare qeveria miratoi projektin per investime turistike ne kete zone. Kreu i qeverise tha gjate fjales se tij para banoreve se parashikohet qe te ndertohen komplekse turistike me vleren 1 miliard dollare. "Ne Agjencine per Investime dhe Zhvillim, ne miratuam nje projekt qe parashikon rreth 1 miliard euro investime ne kete zone, parashikon ndertimin e komplekseve turistike nder me te bukurit ne Mesdhe", tha ai.
"Shqiperia e traditave..." ne kalane mesjetare
Pas inaugurimit te rruges Gose-Vile Bashtove, ne rrethin e Kavajes, kryeministri Sali Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja, zonja Liri Berisha, ka ndjekur edhe koncertin etno-muzikal "Shqiperia e traditave artistike nga lashtesia ne ditet tona", qe u zhvillua ne kalane e Vil-Bashtoves. Orkestra dhe artiste te Teatrit Kombetar te Operes, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe te orkestres frymore te Forcave te Armatosura kane performuar nen muret veneciane te kalase mesjetare te Vile-Bashtoves, duke dhene nje spektakel mbreselenes. Aktiviteti u organizua nen kujdesin e kreut te qeverise. Synimi i saj eshte inkurajimi dhe zhvillimi i eventeve te tilla ne monumente kulturore. Nga ana tjeter ky aktivitet ka si qellim dhe shtimin e turizmit ne vend, duke e kthyer kalane e stil venecian te Bashtoves ne nje destinacion per turizmin historik e kulturor. Aktiviteti zgjati rreth 1 ore dhe 30 minuta dhe vec artisteve ne te kane marre pjese politikane dhe intelektuale te ndryshem.