Bulqizë, minatorët rinisin protestën, bllokojnë zyrat e ACR
TIRANE- Minatorët e Bulqizës rinisën sot protestën para zyrave te kompanise austriake ACR në Bulqizë, që ka në koncension zonën D të minierës. Ashtu sikurse dhe ishte parlajmëruar protesta e minatorëve nisi që në orën 07.00 të mëngjesit dhe vazhdon.
Minatorët kanë bllokuar zyrat dhe pengojnë hyrjen në to të punonjësve të administratës. Nesër është paralajmëruar përshkallëzim i protestës.
Minatorët iu rikthyen protestës në Bulqizë pas një proteste 5 ditore në Tiranë. Minatorët protestuan në kryeqytet para kryeministrisë dhe ministrisë së Ekonomisë në përpjekje për të bindur qeverinë që të negocionte me ACR për plotësimin e kërkesave të tyre.Ndërkohë që në Bulqizë, protesta vazhdon prej gati 20 ditësh.
Minatorët kërkojnë rritjen e pagës në masën 20%, përmirësim të kushteve të punës, rritjen e sigurisë në miniera, uljen e moshës së pensionit dhe miratimin e statusit të minatorit.
(s.g/BalkanWeb)